Berisha: Jam kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK, këtë gjë e kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se është kategorikisht kundër zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK.
Berisha theksoi se, 9 vite janë të mjaftueshme për të treguar integritetin dhe aftësinë e tyre dhe shtoi se kërkesa për zgjatjen e mandatit vjen nga ata që bashkëpunojnë me krimin.
“Kategorik kundër.
9 vite janë të mjaftueshme për të treguar të gjithë integritetin dhe aftësinë.
Ata që nuk bashkëpunojnë me krimin, ata që punojnë me vullnet të hekurt…. e di kush e kërkkon atë? E kërkojnë ata që bashkëpunojnë me krimin.
E kërkojnë ata që kanë larë para me pronat e tyre si Troplini, se një njeri i ndershëm nuk e kërkon asnjë ditë.
Erdha, shërbeva me nder dhe mirupafshim.
Kjo është…
E shpenzoi gjithë mandatin, i mori peng me Ulsi, me të tjerë, po kostumet e Ulsiut ku janë se harrova?
Në Komision të Ligjeve janë, aty ka një garderobë për kostumet dhuratë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …