Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) tregoi “mizogeni të plotë” gjatë procesit të zgjedhjes së anëtarëve të sistemit të drejtësisë.
Berisha theksoi se ndryshe nga paraardhësi i tij, Altin Dumani, i cili mbante vendin në kundërshtim me Kushtetutën, kandidati i ri, Braho, u zgjodh me 7 vota në përputhje të plotë me Kushtetutën.
“Në konferencën e shtypit para tre ditësh më pyetën dhe komenti im ishte ky.
Në dallim nga paraardhësi i cili e mban atë vend çdo ditë në kundërshtim me Kushtetutën, ky u zgjodh në përputhje me Kushtetutën me 7 vota.
Famozi KLP ishte mizogen, a mund të kuptosh ti, ju pyes unë ju zonja, që ato zonjat e KLP-së, Mandri dhe ajo Bogdani, të mos i japin një votë të vetmes përfaqësuese të grave dhe vajzave, që arriti të kualifikohet për vlerësim.
E lanë pa asnjë votë.
Mizogeni e plotë. Më shumë se mizogeni”, tha Berisha.
Gazeta RD