Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, një ditë pas zgjedhjes së drejtuesit të SPAK, kryeministri Edi Rama ka shumëzuar me zero SPAK dhe BKH, duke përdorur ndikimin e Gjykatës Kushtetuese. Berisha e cilësoi këtë si një ndërhyrje të paprecedentë që rrënon çdo përpjekje për reformë dhe parandalim të kapjes së sistemit të drejtësisë.
Berisha theksoi se ndërhyrjet e Ramës dhe të “Irenave të Kushtetueses” shkatërruan çdo mundësi për të ndalur kapjen e drejtësisë, duke e kthyer sistemin në një mekanizëm të falimentuar që favorizon korrupsionin dhe lobimin e interesave private.
“Po, ajo prezencë e paprecedentë diplomatike dëshmonte në radhë të parë se duhet të kishin të dhëna, se krejtësisht për shou, nuk ma merr mendja që të jenë kaq të interesuar, por duhet të kishin të dhëna në rrugë të ndryshme se Edi Rama kishte bërë presion të jashtëzakonshëm mbi KLP-në.
Ndryshe ajo nuk mund të shpjegohet.
Komenti tjetër është ky.
Kjo është pseudo-reforma e Xhorxh Sorosit.
E vërteta është që qëllimi i atyre titullarëve në atë sallë, kishte qëllim pozitiv, kishte qëllim të parandalonte kapjen.
Por problemi nuk është ajo sallë, problemi është Edi Rama, problemi është ai njeri që këta menduan se shpëtuan një gjë, por Gjykata Kushtetuese i mori të gjitha.
Bllokoi çdo gjë.
Është një sistem, më i shëmtuari që mund të jetë.
Mos harroni edhe njëherë, se ju jeni këtu dhe duhet ta përsërisni sepse propaganda është një mjet toksik për shqiptarët.
Në vitin 2021, Ilir Meta, zëvendëskryeministër, nuk kishte SKAP, kishim sistemin konvencional, nuk priti kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit, por dha dorëheqjen si zëvendëskryeministër, hoqi dorë nga imuniteti dhe iu përgjigj menjëherë thirrjes së prokurorisë.
Ja cila ishte drejtoria para Sorosit.
Se këta thonë nuk ka ndodhur kurrë.
Ka ndodhur. Janë arrestuar edhe kryeministra në këtë vend.
Dhe janë arrestuar 30 vite më parë.
Kanë dhënë dorëheqjen zëvendëskryeministra dhe kanë shkuara para prokurorit dhe gjykatësit.
Kanë dhënë dorëheqjen ministrat sa herë është kërkuar.
Ato ishin standardet etike dhe morale të një qeverie që besonte në shtetin ligjor.
Dhe këto janë standardet e Edi Ramës, që për të zgjedhur kreun e Skapit të partisë, duhej të shkonte i gjithë trupi diplomatik në sallë në mënyrë demonstrative, sepse ai kishte bërë ndërhyrjet më monstruoze.
E megjithatë, një ditë më mbrapa ai shumëzon me zero SKAP dhe BKH nëpërmjet Irenave dhe Irenëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ky sistem drejtësie që i ngrit mbi korrupsionin më të madh, që u ngrit mbi lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit për t’ia dhënë drejtësisë Edi Ramës, është një sistem totalisht i falimentuar”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD