Berisha: Të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, ai është Edi Rama! Ja çfarë ndodhi me Everestin e Tiranës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një konference shtypi tha se, nuk duhet të merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, ai është Edi Rama.

Berisha: Të gjitha këto, ju mund të thoni se ku janë emrat, të gjitha këto janë marrë nga vendimet e Edi Ramës me firmën e tij.

Emrat janë gjëja më e parëndësishme.

Se do u tregoj edhe njëherë për të kuptuar qytetarët se si është çështja e emrave.

Bëhet takimi në Aruba me Don Agaçion, mundet Edi Ramën dhe qeveritarët e tjerë.

Në Aruba shndërrohet në tavolinë 120 kate në qendër të Tiranës, Everesti i Tiranës, dhe thirret biznesmeni, reale, i thuhet do të ndërtosh këtë kullë. Jo, thotë ai, nuk kam asnjë interes të ndërtoj asnjë kullë. Kam biznesin dhe do vazhdoj biznesin tim.

Biznesmenit i thuhet, në ndërtimin e kësaj kulle ti ke këto detyra, sa pari do shkosh atje tek cepi ku ka qenë Disko Albania, që është sheshi pas Pallatit të Kulturës, ku kryqëzohet Rruga e Dibrës me Rrugën e Barrikadave, në atë kënd ka qenë një diskotekë, dhe aty ka disa pronarë, të cilët nuk kanë pranuar pazaret me çmimet e qeverisë.

Dhe është porositur që do i takosh.

Do u ofrosh këtë çmim. Në rast se nuk e pranojnë, nuk do merresh me ta, se do merret dikush tjetër. Ai tjetri ishte banda.

Vazhdo më tutje. Detyra e biznesmenit ishte të gjente një ortak dhe përveç kësaj, duhej të çonte projektin në një studio që do i diktonte Edi Rama, dhe natyrisht do kishte një përqindje.

Por gjithçka tjetër ishin emrat e Arubës.

Vinin nga Aruba bosët me miliardat e tyre.

Nuk kishte punë më.

Prandaj është e kotë të lidhemi me emra, se do na dalë si në rastin e Salillarit, që magazinieri i tij pensionist, merr portin e Vlorës 60 milionë euro.

Do na dalë si ai që mori bankën e Bitcion dixhital, një emër prestanome, offshore, kur emrat më të lakuar për Bitcoinin, janë Amant Josifi, Olsi Rama.

Olsi Rama, Amant Josifi dhe ata që qëndrojnë mbrapa.

Ju lutem, të mos merremi me prestanomet, të gjithë kanë një emër, Edi Rama.

Ja Paketa e Maleve ku degradoi.

Në paketën e plotë të drogës.

Edhe kjo, pas licencës që mori Edi Rama, firmosën gjykatës të paritur gjer në veshë dhe të papërgjegjshëm, është fjala vetëm e qytetarëve, në qoftë se duan me guximin e tyre të shpëtojmë Shqipërinë nga ky regjim që vjedh natën, ditën, duke fjetur, duke bërë pushime, vjedh në çdo kohë, në çdo orë, në çdo ditë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …