Djali i ish-deputetit të PS drejtuesi i një prej grupeve kriminale, zbardhen bisedat në Sky ECC

Pjesë nga dosja hetimore e SPAK për grupin kriminal “Rraja” janë publikuar. Nga bisedat e tyre në SKY ECC janë zbuluar rolet e anëtarëve, mënyrën se si funksiononin me tre grupe dhe nofkat që ata përdornin me njëri-tjetrin.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja ka qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.

Anëtarët e njërit prej grupeve ishin dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja, Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani.

Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke.  Ai i thotë më tej se mjetin e kanë futur për kontroll fizik dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE:

27 janar 2021, Gazmir Rraja- Bujar Sefës: O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj.

Gazmir Rraja- Sefës: Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala.

38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: Ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti te gjith nga pak Kina pas

Ndër të tjera SPAK ka përgjimet e SKY ECC të Ervis Shulit me Përparim Rrajën, kushëririn e Rexhepit, në nëntor 2020 ku Shuli i shpjegon për një debat që ka patur me një shokun e tyre të përbashkët nga Fushë Kruja, i cili nuk i kishte bërë pagesën që kishte porositur për 10 kilogram, në ngarkesën prej 475 kilogram lëndë narkotike të sekuestruar në Portin Vlissingen.  Në bisedë shoku i tyre (ende i paidentifikuar nga SPAK) I kishte komunikuar Shulit se kishte takuar Përparim Rrajën dhe djalin e deputetit. Gjatë bisedave Shuli i dërgon dhe foto të ngarkesës me drogë.

Biseda e Ervis Shulit me Përparim Rrajën

Më poshtë është vetëm çfarë i ka shkruar Shuli Rrajës:

ku esht ai ku.va

A me ka thon kam atdh ne shiperi

Po them per ate fushkrujsin

Po Ai me ka thon jam aty e jam me ty e po i kerkoj leket ty

Leket qe ka dhon per mallin Aitij ku.ves kam fol para 15 ditesh e me tha apo me fut nja gje me  shemen ketu ke un po ju pata then me jep leket e jua fus sa cop doni duam 20 jo 20 skam vend por 10 jua fus ti kaloj leket ne shiperi me tha per 3 dit ok se kina cuar me

shemon 10 cop ne Elbasan

ok ju thash ne rregull jan kam fut buket e lek skan kaluar asgje tani kur u ka nis puna ju kam cuar stampen e sasin 475 cop e ju thash puna ka hyr ne uje ti jap sot ti jap neser jam ne shiperi kam takuar cakun ok mir ju thash para 5 diteve anija ka ariit ne holland ne rregull Tani malli esht kap ka dal ne gazet ok

Me shkruan nje mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thon shikoje se ta ka fut vi… se ka desh me te marr Iket

ja dhe gazeta qe ka ra malli E me tha po ti pse ca… si ke fut cke pun me caа… ti thash un ja fus ka vetja ime se ca… ska lek prandaj mos u merr me ca.. ti por bjer leket Vlla 2 cop ti kam pas fut me lek te mia se e di se nuk ke lek mos ta ni por me vjen me ja qi ata robt atij ku.ve

Une e kam pas me ate shoket e mi qe ti i njeh se kush jan

Nuk me bjen men per 60 m ero qe me ka ai ku.va po pse rren Se un kam pas vet 30 buk ne kete pun por burri lidhet nga fjala jo nga koka Por kaq mu desht me dit se a ke takuar ti me te se me ka then jam ne shiperi me ty ka 4 dit E plus me ka cuar para 15. ditesh nje turr me hashash e me shemon ne foto.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Lapaj ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën

I pyetur nga gazetarët për protestën e Adriatik Lapajt tek kryeministria, Berisha tha se, Lapaj …