“Nderi” i rradhës që më bëri Kreu i Organizatës Kriminale…

Nga Adriana KALAJA

Thonë se Zoti, është me ata që janë në rrugën e të drejtës dhe të vërtetës.

Dhe kështu ndodhi më datë 11 dhjetor 2025, kur mazhoranca kriminale, shabanizoi institucionet kushtetuese.

Siç e dini, unë kam depozituar në SPAK, 86 kallëzime penale, me të akuzuar nga Kreu i Organizatës Kriminale Edi Rama e deri te zyrtari i fundit, përfshirë dhe Altin Dumanin e 4 prokurorë të SPAK.

Në votimin e orëve të vona të ditës që festohej 35 vjetori I krijimit të PD, votim që detyroi Kreun e Organizatës të “ngrihet nga krevati”, unë u votova me 69 vota kundër dhe 17 abstenime, baraz me 86 vota ose + 1 ndaj Eskortës së Yuri Kim.

Ja të bëjmë një llogaritje të vogël.

Kundër:

  1. Edi Rama 15 kallëzime bashkë me 80 zyrtarë ( 1 bashkë me Linden, Ëngjëllin dhe Olsin për Surrelin) herë.
  2. Belinda Balluku 11 herë, bashkë me 50 zyrtarë.
  3. Taulant Balla 1 herë bashkë me 4 zyrtarë.
  4. Fatnir Xhafa 1 herë, bashkë me 3 zyrtarë
  5. Ulsi Manja 3 herë, bashkë me 6 zyrtarë.
  6. Arbjan Mazniku 17 herë, bashkë me 90 zyrtarë.
  7. Milva Ikonomi 1 herë, bashkë me 15 zyrtarë.
  8. Ceno Klosi 2 herë, bashkë me 8 zyrtarë.
  9. Romina Kuko 2 herë, bashkë me 40 zyrtarë.
  10. Ervin Hoxha 1 herë, bashkë me 4 zyrtarë.
  11. Bledi Çuçi 1 herë, bashkë me 6 zyrtarë
  12. Edi Shalsi 1 herë, bashkë me 8 zyrtarë.
  13. Termet Peçi 1 herë, bashkë me 6 zyrtarë.
  14. Anila Denaj 2 herë bashkë me 16 zyrtarë.
  15. Agron Malaj 3 herë bashkë me 12 zyrtarë.

Pa marë në konsideratë kallëzimet kundër Veliajt 19, Ahmetajt 2 herë dhe Lleshajt 3 herë, gjithsej: 86 kallëzime.

Ndërkohë nëse shohim tabelën e rezultatit kemi:

  1. Pro 0 vota.
  2. Kundër 69 vota.
  3. Abstenime 17 vota.
  4. GJITHSEJ 86 VOTA.

Praaaaaaaaa,

Jo vetëm 1 votë më shumë se Eskorta e Yuri Kim, por baraz me 86 kallëzimet e mia penale.

Ndërkohë, prej tyre, numri 69 tregon se ato kanë marë “formë të prerë”.

About Redaksia

Check Also

Që të shmangim përplasjen duhet t’i thërrasim arësyes!

Nga Bislim AHMETAJ #EdiRama me vendimin e tij cinik për të mbrojtur me çdo çmim …