Vokshi: Zgjedhja e Berishës si zv/president i IDC-CDI, mesazh i qartë për Shqipërinë narko-shtet!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, në fjalimin e saj gjatë ‘Foltores- Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve’, tha se zgjedhja e Berishës si zv/president i IDC-CDI pasqyron njohjen ndërkombëtare të rolit të tij historik në ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.

Ajo gjithashtu denoncoi problemet e thella të shtetit shqiptar, duke përfshirë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe drogën, dhe vuri në dukje miratimin e rezolutave ndërkombëtare që paralajmërojnë rreziqet për sigurinë europiane.

“Tashmë është e qartë për të gjithë faktorin ndërkombëtar. Propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin më realitetin e Shqipërisë nën regjimin autokratik të Edi Ramës.

Ky realitet po njihet çdo ditë, po denoncohet hapur në çdo forum, në çdo konferencë apo takim ndërkombëtar. Sot dua të ndaj me ju disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vetëm tre javëve të fundit në marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe Frontit Opozitar me faktorin ndërkombëtar.

Dua ta nis në 22 nëntor, në Sao Paulo të Brazilit.

Kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, zgjidhet në postin e lartë të zëvendës presidentit të CDI-së, Centrist Democrat International, me votë unanime. Dhe se u zgjodh, sepse u vlerësua roli i tij historik që nga rrëzimi i komunizmit. Me motivacionin, dhe unë dua t’ju lexoj dhe motivacionin pse u propozua dhe pse u zgjodh zoti Berisha.

Profesor doktor Sali Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë. Nga roli i tij i guximshëm për rënien paqësore të komunizmit në vitin 1990, deri tek udhëheqja e tij e palodhur si president dhe kryeministër.

Ai i ka kushtuar jetën ndërtimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së pluralizmit politik dhe avancimit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Gjatë më shumë se tre dekadave, vazhdon motivacioni, për shërbimi publik i profesor doktor Sali Berisha është quajtur si mbrojtës i qëndrueshëm i demokracisë, të drejtave të njeriut, vlerave europiane në Ballkan.

Guximi i tij moral, vizioni dhe përkushtimi i përjetshëm ndaj lirisë vazhdojnë të frymëzojnë demokratët në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Gjithashtu, në asamblenë politike të CDI-së u miratua unanimisht një rezolutë e rëndësishme për Shqipërinë, që konstaton: zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, ishin farsë elektorale.

Rezoluta denoncon shkrirjen shtet-parti-krim, drejtësinë selektive dhe keqpërdorimin e saj si mjet kundër opozitës dhe liderëve të opozitës edhe në vitin zgjedhor. Rezoluta paralajmëron rrezikun që narko-shteti shqiptar paraqet për sigurinë europiane.

Partia Popullore Europiane, e cila është anëtare e CDI-së, jo vetëm e votoi dhe e miratoi këtë rezolutë, por edhe me anë të sekretares së përgjithshme të PPE-së, zyrtarisht theksoi faktin që një ndër katër pikat e fokusit të PPE-së në vijim do jetë dhe Shqipëria. Çfarë tha zonja Monserrat? PPE insiston që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga lidershipi i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.

Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar, institucione të rëndësishme si CDI-ja, PPE-ja, kanë theksuar këtë narko-shtet të lidhur, që ka bërë pakt me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës.

Në Kopenhagen, në takimin e komisioneve të jashtme me datë 1 dhjetor, kam, kam informuar të gjitha këto komisioneve të vendeve anëtare dhe kandidate që Shqipëria duhet të bëhet një vend si Danimarka, me liri dhe pa korrupsion, vetëm përmes shtetit të së drejtës, zgjedhjeve të lira, drejtësisë së pavarur, institucioneve funksionale.

Në Uashington, 2 deri në 5 dhjetor, IDU, një tjetër formacion politik me dhjetëra parti të qendrës së djathtë dhe të djathta, kanë votuar në mënyrë unanime një tjetër rezolutë të rëndësishme për situatën në Shqipëri”, tha Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i gazetares/ Shqipërisë i duhen protesta si ajo e 24 janarit, opozita të mos ndalet

Gazetarja Jonida Shehu, e ftuar në një studio televizive, vlerësoi protestën e fundit të opozitës …