Berisha: Ergys Agasi ka tre javë që është arratisur i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatw konferencws pwr shtyp se, Ergys Agasi ka tre javë që është arratisur nga Shqipëria, pasi është njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga kryeministri Edi Rama, ose nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Berisha tha se, nga vendi është larguar edhe Ermal Beqiri, që Berisha e cilësoi si një tjetër figurë kyçe të këtij rrethi.
“Por e vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret.
Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani.
Një nga këta të tre.
Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr.
Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.
Ergys Agasi që koordinonte të gjithë bashkëpunimin e Suel Çelës, Elvis Doçit, Xhevdet Troplinit dhe bandave të tjera, pra histori si kjo, nuk do të gjeni as në romane, as në filma.
U garantoj.
Është larguar, thashë, koka tjetër e mafies, të kopshtit privat të Edi Rramës, Ermal Beqiri. Edhe ai”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tenderi “sekret” dhe projekt faraonik/ 6.2 milionë euro për hotel luksi në rezidencën qeveritare në Dajt

Ndërsa Tirana mbytet nga smogu dhe zhurma e protestave, krerët e shtetit kanë vendosur të …