Berisha: Kompanitë e baxhanakut të Ramës kanë 800 transaksione në një vit nga Thesari i Shtetit

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, Linda Rama, bashkëshortja e Ramës, del në regjistrime për ndërhyrje në procedurat e tenderave, ndërsa kompanitë e baxhanakut të kryeministrit kanë realizuar rreth 800 transaksione nga Thesari i Shtetit brenda një viti.

Sipas Berishës, këto të dhëna janë të dokumentuara dhe lidhen me një grup të strukturuar që përfiton përmes kontratave sekrete dhe manipulimeve në tendera.

Berisha: Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni… 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve.

Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.

Kjo është e regjistruar.

Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.

Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.

Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.

Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …