Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi ashpër qeverinë dhe rrethin e kryeministrit Edi Rama për abuzime masive me fondet publike, duke deklaruar se “Lubia bis” ka zhvilluar 250 tendera sekretë me qëllimin e vetëm që të përfitojë familja e kryeministrit.
Berisha tha se, Lubia bis ka zhvilluar 250 tendera sekretë vetëm e vetëm që të fitojë familja e kryeministrit
“Nuk e di a janë bërë kontrolle në Surrel apo jo.
Asnjë lajm.
Nuk ne di është thirrur apo jo zonja Rama për t’u pyetur.
Kanë guxuar apo nuk kanë guxuar, sepse është e regjistruar Gerond Meçe i thotë bashkëbiseduesit se këtu tenderat i përcakton zonja. Është e njohur ajo.
Është thirrur, nuk është thirrur, imagjinojeni vetë ju tani.
Si përfundim kemi të bëjmë me një kryehajdut si Edi Rama të rrethuar nga një bandë hajdutësh si Lubi Balluku, Mirlinda Karçanaj, Ergys Agasi, etj.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, të gjitha këto që thashë absolutisht që të gjitha, janë denoncuar nga Sali Berisha, dhe jo vetëm ai, por edhe nga shumë media të guximshme, me dhjetëra e dhjetëra herë.
Dosja është dërguar nga PD.
Por dosja në rast se nuk vihet përpara përgjegjësisë Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Armand Frangu, Linda Rama, mbetet një dosje kallp.
Më thonë se aty janë lëshuar shumë fletë arresti për punonjësit.
Të gjithë të arrestohen ata që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin.
Por në historinë e shtetit shqiptar nuk ka pasur një njeri si kjo që shihni që zhvillojë 250 tendera sekretë vetëm e vetëm që të fitojë familja e kryeministrit”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD