Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku me qëllim arrestimin e saj, pasi sipas dosjes hetimore, ajo ka intimiduar dëshmitarët dhe ka prishur provat.
Në postimin e tij në Facebook, Bardhi thekson se çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!
Bardhi shkruan se, Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!
Reagimi
Edi Rama nuk ka më alibi! Rreziku për intimidimin e dëshmitarëve dhe prishja e provave është e vetmja arsye pse ekzistojnë masat e sigurimit.
SPAK me metoda speciale hetimi ka provuar se Belinda Ballukun ka intimiduar dëshmitarët. Provat ekzistojnë, i ka sjell edhe në Kuvend, por Niko Peleshi i ka mbyllur në kasafortë. Vonesat, kasafortat dhe fshehja e fakteve janë vetëm manovra të dëshpëruara të Edi Ramës për të blerë kohë.
Çdo minutë shtesë që Belinda Balluku mbahet në detyrë është një zgjedhje politike e Edi Ramës. Një zgjedhje për të mbrojtur veten!
Por nuk ka më as rrugëdalje për kryeministrin e Republikës së Korrupsionit! Edi Rama duhet të zgjedhë: të dorëzojë të pandehurën Belinda Balluku, ose të mbajë përgjegjësi për pengimin e drejtësisë. Rrugë të mesme nuk ka!

Gazeta RD