Berisha: Qëllimi më kryesor i analizës duhet të jetë një PD që rrëzon regjimin, si kushti për zgjedhje të lira

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka theksuar se analiza pas zgjedhjeve duhet të ketë një objektiv thelbësor: ndërtimin e një Partie Demokratike të aftë për të rrëzuar regjimin aktual, si kushti i domosdoshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar, Berisha argumentoi se opozita nuk kishte mundësi reale të ndalte abuzimet masive të qeverisë gjatë fushatës, por kishte detyrimin moral dhe politik të dokumentonte dhe provonte farsën elektorale para qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar.

Berisha: Në këto rrethana, ne natyrisht nuk mund të ndalojmë qeverinë, as të vendosë dhuratën 100 euro, as të vendosë mbjelljen e 30 mijë hektarëve kanabis, as të mobilizojë mercenarët e saj në fushatë elektorale, as të shpërndajë 100 euro për votë për 760 mijë pensionistë.

Ne nuk mund të ndalojmë qeverinë të organizojë aktivitete të paligjshme gjatë fushatës elektorale.

Ne nuk mund të ndalojmë qeverinë të japë me qindra dhe mijëra leje ndërtimi, certifikata pronësie, leje legalizimi.

Jo, ne jemi opozitë.

Për të gjitha këto, të papara asnjëherë më parë në këto përmasa, unë u kisha deklaruar ju se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka.

Edi Rama e faktoi këtë kur në vitin 2021, ai shpërndau 130 milionë euro për zonat e dëmtuara nga tërmeti. Mjaftonin ato për të shndërruar zgjedhjet në farsë.

130 milionë euro mjaftojnë në një vend të varfër.

Por përveç të gjitha këtyre, si i biri i të atit që është, arrestoi në vit elektoral njëlloj si Zajedi i Tunizisë liderët e partive kryesore opozitare.

Pra, kjo ishte farsa dhe këtë ne nuk e parandalonim dot.

Dhe nuk e parandalojmë dot.

Ka vetëm një rrugë, largimin e tij nga pushteti në qoftë se duam të zhvillojmë zgjedhjet.

Por kjo kërkon t’i njohim gjërat siç janë.

Në qoftë se ne nuk parandalonim dot farsën, ne duhet ta vërtetonim farsën.

Ne kishim detyrim para çdo zgjedhësi shqiptar të vërtetonim gjithçka ai bëri për të dhunuar votën e tyre.

Dhe ta vërtetonim jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para komunitetit ndërkombëtar.

Në një përpjekje më serioze, më të fuqishmen për mundësitë tona, ne realizuam plotësisht këtë objektiv.

Raporti i OSBE/ODIHR konfirmon të gjitha këto që unë shtrova para jush.

Jo vetëm kaq, por Edi Rama bëri gjithçka, nga kërcënimet banditeske të diplomatëve, tek lobimet korruptive të mëdha për ta ndryshuar atë raport.

Ne bëmë gjithçka që ai raport të plotësohej me çdo dokument dhe ajo që mos ndodhte.

E vërteta është që vota u mbrojt.

U mbrojt vota në këto zgjedhje, njëlloj siç e mbrojtëm në vitin 2001.

Dhe për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar, ne bëmë detyrën tonë, ne e mbrojtëm votën.

Do thoni ju, po ç’lidhje ka mbledhja e Këshillit Kombëtar?

Po, ua shpjegoj unë.

Edi Rama kërkonte me qiri ku të gjente një shkak, një pretekst tjetër brenda nesh për rezultatin e zgjedhjeve që t’ua servirte atyre vëzhguesve që ai i kishte kërcënuar si banditë.

Që nuk është e vërtetë, po ja këto kanë këto, kanë këto, dhe do i transformonte me makinerinë e tij gjigante të mashtrimit.

Ne nuk binim kurrë në atë kurth.

Ne e kishim përparësi absolute mbrojtjen e votës.

Nuk ishte proces i lehtë.

Por ne e realizuam.

U kujtoj këtu cilitdo që përton të lexojë raportin 40 e ca faqe të OSBE/ODIHR, i them të lexojë vetëm një rresht nga rekomandimet e raportit të deputetëve të Këshillit të Europës, ku thuhet Shqipërisë i rekomandohet të ndajë partinë nga shteti.

Domethënë, këtu zgjedhjet u zhvilluan midis nesh dhe shtetit.

Se PS ishte një me shtetin.

Faktikisht nuk kishte zgjedhje.

Por, siç e kishim njoftuar, Kryesia është mbledhur periodikisht.

Ka qenë një kohë e vendimeve të pakta, sepse përqendrimi ynë total ka qenë në mbrojtjen e votës.

Tani, pa diskutim që këtë forum, këtë organ dhe të gjitha organet e partisë nuk mund t’i pengojë asgjë pa bërë debatin më serioz, më të përgjegjshëm, më të mirë, analizën më të shkëlqyer që është bërë ndonjëherë, dhe kjo me qëllim më kryesor për një PD që rrëzon këtë regjim.

Si kushti i të gjitha kushteve për të pasur zgjedhje të lira.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …