Berisha: Salianji organizoi takim me Suel Çelën, vija e kuqe e kësaj partie është bashkëpunimi me krimin!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Salianji organizoi takim me Suel Çelën, vija e kuqe e kësaj partie është bashkëpunimi me krimin.

Ai tha se, ka qenë Suel Çela organizatori kryesor në hije i foltores që Salianji organizoi në Elbasan dhe përgëzoi të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit, strukturat e saj që e bojkotuan me neveri takimin

Berisha: Tani, do të ju them një gjë. Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin.

Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin.

Dhe në qoftë se e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka pasur, kam bindjen më të thellë se, ka qenë dhe është vendimi më i drejtë.

Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin.

Që një anëtar i kuotuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë.

Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij.

Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale.

Përsa i përket takimit që thoni ju, kemi informacione, jo një por disa të cilat pohojnë se, Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit.

Përshëndes të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit, strukturat e saj që e bojkotuan me neveri një takim të tillë.

Pra kjo parti ka linjë absolute të kuqe, çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, kaq!

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …