Zjarr edhe jashtë sallës së Kuvendit

Një zjarr është regjistruar paraditen e sotme jashtë sallës së Kuvendit, ndërsa brenda vijonin tensionet dhe përplasjet.

Sipas pamjeve të publikuara, flakët kanë përfshirë fibrën e transmetimit, duke shkaktuar shqetësim për disa minuta. Punonjësit e Kuvendit kanë ndërhyrë, duke arritur të shuajnë zjarrin.

Ndërkohë, seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta, ku deputetë të opozitës kanë shembur karrigen e zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Veprimi vjen në një kohë kur SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut, me qëllim arrestimin e saj, në kuadër të hetimeve për shkelje në tenderët e Tunelit të Llogarasë dhe të Unazës së Jashtme të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …