Bardhi: Mbledhja me dyer të mbyllura për mandatin e Ballukut, për të fshehur të vërtetën!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi me një reagim në faqen e tij në Facebook ka bërë publik qëndrimin e mbajtur në mbledhje me dyer të mbyllura në Këshillit e Imunitetit dhe Mandateve në Kuvend.

Bardhi shkruan se, PD ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur dhe të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Reagimi i Gazment Bardhit

Mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve për rastin ‘Balluku-Rama’ u bë për të fshehur të vërtetën, për të fshehur pengimin e drejtësisë që po bën Edi Rama dhe për të prodhuar lajme të rreme.

Qëndrimi i PD në mbledhje ka qenë i qartë:

  1. Mbledhja duhet të jetë e hapur për publikun, ku secili deputet të jap llogari për qëndrimin e tij.
  2. Mbështetje e plotë për kërkesën e SPAK dhe miratimi sa më parë i autorizimit.
  3. Deputetët dhe e pandehura të kenë vetëm 3 ditë kohë për njohjen e provave, të cilat na u dhanë vetëm sot. 3-5 ditë kohë kërkoi edhe Prokuroria e Posaçme.
  4. Mbledhja e ardhshme e Këshillit të bëhet të hënën, datë 22 Dhjetor 2025, ku Këshilli të rekomandojë dhënien e autorizimit për arrestim.

Edi Rama vendosi që të zvarrisë çështjen, duke e mbyllur mbledhjen pa caktuar një datë të mbledhjes së ardhshme.

Kjo përbën PENGIM TË DREJTËSISË.

Prokuroria konfirmoi se e pandehura Belinda Balluku po prish provat, duke intimiduar dëshmitarët. Është çështje e ngutshme miratimi i autorizimit nga ana e Kuvendit.

Anëtarët e opozitës do të kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në fillimin e javës së ardhshme, për të shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për autorizim të Prokurorisë së Posaçme.

About Redaksia

Check Also

Tenderat e zinj të grupit puçist Rilindja, Linda, Blinda, Belinda, Mirlinda…

Nga Ylli DYLGJERI Tenderat e Zi Në foto: Grupi puçist Rilindja, Linda, Blinda, Belinda, Mirlinda. …