Berisha: Balluku dhe Rama, ditë e natë po falsifikojnë provat!

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Edi Rama dhe Belinda Balluku, po tentojnë të falsifikojnë provat që Lubia të mos shkojë në burg.

Në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, Berisha theksoi se, po bëhen 100 manovra që Balluku të mos shkojë në burg, ndërsa sipas tij në korridoret e kryeministrisë po “flitet për luftë”.

“Ka një muaj që shteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen, sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Kushtetuese dhe merr vendim për ti hequr pezullimin dhe ka 10 ditë që ditë e natë modifikon dhe falsifikon provat.

Unë përgëzoj vendimin e Prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin. Përkundrazi, flitet për luftë. Kurrë nuk ka pasur një situatë të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …