Berisha: “Goja” e Edi Ramës sot fliste për luftë! Denoncoj çdo formë kërcënimi ndaj njerëzve të ligjit!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se denoncon çdo formë kërcënimi ndaj punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre, duke theksuar se opozita shqiptare qëndron në mbështetje të plotë të çdo institucioni dhe individi që zbaton ligjin.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se deklarata të bëra gjatë ditës nga persona të afërt me Edi Ramën, ku është përdorur termi “luftë” në lidhje me veprimet e prokurorisë, krijojnë një situatë shqetësuese për funksionimin normal të shtetit ligjor.

Berisha: Me këtë rast, unë gjithashtu dua të denoncoj çdo formë kërcënimi punonjësve të zbatimit të ligjit dhe familjarëve të tyre, dhe ta garantoj Edi Ramën, se për çdo akt ndaj tyre, për opozitën shqiptare ai do ketë përgjegjësi personale.
Nuk e di a e keni dëgjuar ju, apo jo, njeriu më i afërt, goja e tij pothuaj, fliste sot për luftë.
Luftë thoshte, sepse prokuroria po sulmon gratë e pushtetit.
Dhe kjo, sipas tij, do çojë vendin në luftë.
E imagjinoni ju?
Të dashur miq, kjo që po ndodh është tipike për një narkoshtet.
Mos harroni një zëvendëskryeministër, pa kërkuar prokuroria, pa paraqitur kërkesën për hetim, dorëzoi mandatin dhe postin.
Dhe ky ishte Ilir Meta.
Sapo doli një dokument 100 përqind i manipuluar dhe falsifikuar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli.
E faktuar kjo.
Sepse kodi etik dhe moral nuk e jetonte, më tha ai mua, nuk mund të shkoj unë si zëvendëskryeministër tek hetuesi. Do shkoj si qytetar i thjeshtë tek ai.
Fatmir Mediu, për një çështje që ishte absolutisht tërësisht e aparatit ushtarak, strikt, dha dorëheqjen nga posti dhe shkoi para hetimit.
Një ministër tjetër, Ilir Rusmali u shkarkua brenda 24 orëve për qëndrimin që mbajti ndaj drejtorit që dënonte korrupsionin.
Ilir Rusmali ishte bashkëpunëtori i afërt, por kur shkarkoi drejtorin për shkak të ndërhyrjes së vëllait, Ilir Rusmali u shkarkua.
Janë disa norma dhe standarde, nga të cilat ne nuk mund të lëvizim.
Kurse tani ka një muaj që narkoshteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen.
Sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe merret një vendim i padëgjuar për t’i hequr pezullimin.
Dhe ka 10 ditë, ditë e natë, që falsifikon dhe modifikon provat.
Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si kusht për të mbrojtur interesin publik.
Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin.
Përkundrazi, flitet për luftë…
Se del dhe Linda tjetër, Linda me radhë, etj.
Nuk ka pasur kurrë një situatë të tillë si kjo.
Kurrë!

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …