Berisha: Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq!

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq.

“Ne që të jemi shumë të qartë, jemi forcë politike paqësore.

Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona.

Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.

Me Edi Ramën, Shqipëria është në greminë dhe po gremiset më keq.

Të largohet Edi Rama, kjo është evidente në të 4-anët.

Çfarë do të thoni ju nesër, nëse një prokuror guxon dhe e thërret kunatën e strumbullarit të ngjarjeve të AKSHI-t, Armand Frangut, bashkëshorten e kryeministrit.

A e lexuat sot apo jo. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës, luftë thoshte. Njeri më shumë se ai, nuk shpreh Rama. Luftë thoshte luftë.

Jo mo jo, nuk bën luftë. Shqipëria do të zbatojë ligjin dhe kushtetutën. Keni vjedhur, ja ku është ligji, shkoni tek ligji.

Të gjithë me radhë, kush ka vjedhur të shkojë para ligjit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …