Berisha: Nuk ka seancë me dyer të mbyllura për vjedhjet e Edi Ramës! Qindra milionë paguhen mediat e qeverisë për të mashtruar qytetarët

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp tha se, nuk ka seancë me dyer të mbyllura për vjedhjet e Edi Ramës.

Ai tha se, qindra milionë paguhen mediat e qeverisë për të mashtruar qytetarët.

“Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik.

Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret.

Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik.

Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen delinkuentes Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve.

Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë.

Ne nuk pranojmë seancë të mbyllur për vjedhjet e Lubi Ballukut. Jo seanca do të jetë e hapur. Nuk jemi ne si deputet që na kanë vjedhur, janë qytetarët shqiptarë që janë vjedhur prej tyre.

Imagjinoni ju, cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka shndërruar në apartamente, ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë.

Cili? Dhe këto janë vetëm apartamentet. Po jahtet, 2 jahte. Po vilat, po kontot bankare, me dhjetëra, mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, këta t’i falen Zotit që nuk ka Shqipëria dënim me vdekje, se me këtë që kanë bërë meritonin çdo dënim kapital.

Lexoni pak për ata diktatorët e dikurshëm të Afrikës, se si i çonin paratë në bankat e Zvicrës për ti ruajtur.

300 apartamente kjo.

Vinoteka e Edi Ramës tek Ergys Agasi, 4 milionë euro me shishe Romano Conti, etj., që u shkon shishja 30-35 mijë euro, 70 vjeçare të vjetruara.

A e dini ju, që kamerat e Gys Agasit të inauguruara me pompozitet të madh brenda Bllokut, tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë. Edi Rama po e po, e kishte si shtëpinë e dytë aty.

Ata janë të gjitha të filmuara.

Ku është Ergys Agasi sot. Pra shteti ka rënë, nuk ndihen.

E keni marrë vesh ju se po shkarkohen gjeneralët e forcave ushtarake. Po shkarkohen se janë të gjithë aksionerë në gjirin e Limionit. Aty është vetë ky, ka qenë shef shtabi ky që është president sot.

Shteti ka rënë. U përket qytetarëve të thonë fjalën e vet.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë.

Lubia ka qenë thjeshtë një shërbëtore e tij. Nuk them se nuk ka vjedhur, por ka zbatuar urdhërat e tij ama. Janë të gjitha në dosje urdhërat e Ramës.

Nuk e mora sot atë unë, mesazhin, i patë mediat si ishin aty. I patë vetë.

Qindra milionë secila nga mediat e qeverisë. A ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët dhe për të sulmuar opozitën. A ka krim më të shëmtuar se kjo.

I patë ju vetë aty. Do t’i rikthehemi temës, po do i rikthehemi se të marrësh paratë e njerëzve më të varfër dhe t’i paguash për t’i mashtruar, për t’i mashtruar, për t’i thelluar më shumë në varfëri ata. Përbëjnë një krim shumë të rëndë në vetvete.

Pra kjo është situata dhe unë kam besim shumë të madh se qytetarët do të flasin do e thonë fjalën e tyre. PD do t’i udhëheqë ata me vendosmërinë më të madhe”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …