Rilindasit e Ramës në Kuvend, xhihadistë fanatikë në mbrojtje të korrupsionit!

Nga Petrit VASILI

Rilindasve të Ramës në Këshillin e Mandateve u del boja përfundimisht si xhihadistë, ushtarë fanatikë në mbrojtje të korrupsionit dhe grabitjes shtetërore.

Në rastin e Arben Ahmetajt, ish zv.kryeministër, procedurat për kërkesën e SPAK ndaj tij nuk u penguan nga rilindasit në Këshillin e Mandateve; përkundrazi, u zhvilluan me shpejtësinë më të madhe, sepse Rama donte të hakmerrej sa më parë me të.

Sot, në rastin e një zv.kryeministre tjetër, meqë Rama do ta mbrojë, rilindasit në Këshillin e Mandateve procedurën e pengojnë dhe e zvarrisin për turp, duke u vetëdiskredituar.

Tashmë s’ka asgjë për të analizuar e komentuar më tej, sepse krahasimi mes Ahmetajt dhe Ballukut sqaron gjithçka.

Rama, i përfshirë kokë e këmbë në afera, është gati sot për çdo luftë në mbrojtje të korrupsionit dhe aktorëve të përfshirë në të.

Rama ka krijuar një bunker politik për korrupsionin në Parlament.

Deputetët rilindas janë shndërruar në xhihadistë, ushtarë fanatikë në mbrojtje të korrupsionit.

83 mandatet e rilindasve janë tashmë 83 hajdutë të certifikuar, që përdorin mandatet si mburojë për korrupsionin.

Besoj që edhe këta ndërkombëtarët, që kanë folur e folur kaq shumë për reformën në drejtësi dhe që paturpësisht kanë drejtuar shpesh gishtin nga opozita, duhet të turpërohen sot, kur Rama i vë minat hapur kësaj reforme vetëm për të mbrojtur korrupsionin e tij dhe të të tijve.

Ndërkombëtarët fjalëmëdhenj le ta hapin gojën dhe, ashtu siç flisnin dje, le të flasin sot, edhe fort bile, meqë reforma në drejtësi po shndërrohet në një gërmadhë që qelb erë korrupsion, dhe autori i vetëm i këtij shkatërrimi është vetëm e vetëm Edi Rama.

 

About Redaksia

Check Also

Tenderat e zinj të grupit puçist Rilindja, Linda, Blinda, Belinda, Mirlinda…

Nga Ylli DYLGJERI Tenderat e Zi Në foto: Grupi puçist Rilindja, Linda, Blinda, Belinda, Mirlinda. …