Berisha: Këto abuzime të paimagjinueshme janë një thirrje për çdo shqiptar që të ngrihet kundër kësaj organizate kriminale

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij theksoi se abuzimet e zbuluara së fundmi përbëjnë një alarm të fortë për shoqërinë shqiptare dhe një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët që të reagojnë kundër asaj që ai e cilësoi si një organizatë kriminale në pushtet.

Berisha u shpreh se përmasat e korrupsionit dhe grabitjes së pasurive publike janë të paimagjinueshme dhe se këto zhvillime duhet të zgjojnë ndërgjegjen e çdo shqiptari për t’u ngritur dhe për t’i dhënë fund, sa më parë, këtij sistemi abuziv që ka përdorur pushtetin për përfitime personale në kurriz të qytetarëve.

“Java shënon një kthesë të madhe në ndërgjegjen e çdo shqiptari, e cila i bën të mundur atij të motivohet për të larguar këta tam-tamë makutë, këta Gedafër, Bokasa e Mobutu.

Bastardë që kanë përdorur pushtetin e tyre për të përvetësuar taksat, pasuritë, pronat e qytetarëve shqiptarë çdo

Ndaj dhe duhet të them me bindje se këto abuzime, që asnjë shqiptar ose shumë pak shqiptarë mund t’i imagjinonin, janë një thirrje e fuqishme në ndërgjegjen e çdo qytetari të ngrihemi.

Të ngrihemi, të themi fjalën tonë, t’u rezervojmë këtij grupi, kësaj organizate kriminale, fundin e turpshëm që meritojnë sa më parë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në mënyrë antikushtetuese, opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare!

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se, opozitës po i mohohet pjesëmarrja në Komisionet Hetimore …