Berisha: Me taksat tuaja, Lubia kishte 300 apartamente e dy jahte! Gys Agasi 4 mln euro shishe vere

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me demokratët në Kurbin tha se Shqipëria ndodhet në një nga momentet më kritike për vendin por dhe në një nga provat më të fuqishme të Partisë Demokratike në tërë ekzistencën e saj.

Berisha tha se me taksat e shqiptarëve zv/kryeministrja Belinda Balluku ka blerë 300 apartamente e dy jahte ndërsa Ergys Agasi, njeriu më i afërt i familjes së kryeministrit i cili doli në dosjen e AKSHI-t se ka vepruar si grup i strukturuar kriminal për të përfituar tenderat e këtij institucioni, në vinotekë ka shishe vere me vlerë 4 mln euro.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta e mirënjohjen më të pakufishme, nderimin më të madh ndaj ju, burrave dhe grave të Kurbinit, djemve dhe vajzave të këtij rrethi, që jeni në këtë sallë, që ndodhi sonte në Kurbin, në Shqipëri dhe kudo që gjendeni.

Mbështetja juaj për demokracinë, mbështetja juaj për Shqipërinë ka patur dhe ka një rëndësi të jashtëzakonshme.

I dashur drejtues politik i qarkut, nënkryetar i kuvendit Agron Gjekmarkaj.

I dashur kryetar i Partisë Demokratike, të dashur deputetë të Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës.

I dashur kryetar i Bashkisë Mirditës, kandidatë për deputetë.

Të dashur miq, jam sot tek ju në një nga momentet më kritike për vendin, në një nga provat më të fuqishme të Partisë Demokratike në tërë ekzistencën e saj. Sot, me këto që dëgjoni dhe që dëgjojmë, Shqipëria është një diktaturë e korruptuar si asnjë tjetër ndonjëherë në Evropë, por identike me diktaturat nga të cilat vuanin vendet e Afrikës 30 vjet më parë, të tipit Bokasso, të tipit Idi Amin, Gedaf, apo Mobutu.

Ato diktatura në rënie e sipër, u shembën nga lëvizje të fuqishme, por treguan se kishin vjedhur kombet e veta miliarda e miliarda dollarë. Ndoshta ata që kanë ndjekur me interes zhvillimet, lexonin dhe dëgjonin se Gedafi kishte 6 apo 8 miliardë të depozituara në bankat e Zvicrës, të tjerë në banka të tjera, pra ata nuk ishin hajdutë milionësh apo qindra, por miliardash.

Imagjinoni ju, të dashur miq, se çfarë peshe të rëndë patën mbi njerëzit, mbi shqiptarët, hajdutët miliarderë, me në krye Edi Ramën. Një dosje e parë u hetua për një ministre, zv/kryeministre, dhe në shfletimet e para del se ajo dispononte 300 apartamente.  As ju, as unë nuk e mirrni me mend se ajo mund të dispononte 300 apartamente.

Ajo pra, me paratë tuaja, me taksat tuaja, me paratë e shkollave të fëmijëve tuaj, me taksat e kafshatës gojës, me ilaçet e të sëmurëve tuaj, duke ndarë taksat me ndërtuesit e veprave publike, kishte siguruar për vete 300 apartamente.

Dhe ju garantoj, këtu do jemi, nuk është lista e plotë. Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante, po vetëm njëri prej tyre, që quhej Gys Agasi, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që s’i ka perandori i Japonisë. 4 milionë euro shishe vere. 33 mijë, 40 mijë euro shishe verës. Të gjitha me paratë tuaja. Të gjitha me paratë e vjedhura. Njeriu më i afërt i kryeministrit ishte ky, i familjes së kryeministrit.

Ky koordinatori i karteleve të drogës që bënte çdo ditë, edhe në qoftë se u kujtohet kthehemi në fushatë, e denoncoja pothuaj çdo natë se i mblidhte i mblidhte Troplinët dhe Çelajt në një lokal tek në një lokal tek shkëmbi i Kavajës. Dhe kur i denoncova aty ndërruan lokali, shkuan në një lokal tjetër.

Ja ky njeri, më i afërt i Edi Ramës, kishte pra shishet e verës në Bodrum ku shkruhej vinoteka e kryeministrit, më të kushtueshme që ekzistojnë.

S’keni parë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe super luksit.

Por mësuam ama se vjedhjet e tyre nuk kanë kufij.

Dy jahte, Belinda Balluku, dy jahte, ish-babysitter që mezi mezi siguronte kafshatën e gojës në lagjet e Athinës, kthehet punonjëse në bashki, dhe tani me dy jahte, me paratë tuaja, të blera të gjitha.

About Redaksia

Check Also

Thirrje nga Kurbini: Protestë deri në rrëzimin e Ramës! S’ka rrugë tjetër!

Mariglend Doçi, anëtari Këshillit Kombëtar të PD i bëri thirrje për rezistencë qytetare kundër qeverisë …