Bolino në përgjimet e Ballukut/ Këlliçi nxjerr foton: Ja si media e tij lëvdonte korrupsionin

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me dosjen hetimore të Belinda Ballukut, ku në përgjimet e saj me Evis Berberin doli edhe Carlo Bollino, pronari i Report TV dhe Shqiptarja.com, i cili rezultonte se kishte fituar qinda miliona lekë nga ARRSH-ja.

Në një postim në rrjete sociale, Këlliçi ka ndarë një postim të medias së Carlos duke lëvduar qeverinë për Unazën e Madhe, krahas së cilës shkruan se “Rilindja shpiku Carlo supervizorin për të tallur korrupsionin”

Reagimi:

Gogoli shpiku Revizorin për të tallur korrupsionin!

Rilindja shpiku Carlo supervizorin për ta lëvduar!

Kjo është Unaza e Madhe sipas gazetarisë mercenare alla Carlo. Fito tender, merr paratë e shqiptarëve, bë reportazh, lepiju pushtetit, ver gjoba, kthehu sërish në pikën 1, bjeri unazës nga e para.

Patjetër o shkolla e gazetarisë me ‘nënkontraktim’, kur ke marrë tenderin e supervizimit, çdo gropë të duket metaforë, çdo denoncim e sulmon si keqinformim dhe çdo abuzim e shet si mrekulli.

Imagjinoni të jetë cilësia e punimeve si gazetaria e ‘supervizorit’ Carlo!!!!!!!

About Redaksia

Check Also

Pse Kushner u largua nga Beogradi?/ I la Alabarin e “Ramës”

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit …