Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale

Nga Kim MEHMETI

‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur.

Pra ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku sa më shumë varfërohet populli, aq më shumë pasurohen politikanët, e që dëshmonë se nuk ka popull apo shtet aq të varfër sa burrështetasit e tij hajdutë të mos kenë çka të vjedhin.

Pastaj ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku populli nuk reagon dhe duron e heshtë edhe kur haptazi shihen hajdutët që e vjedhin.

Duke qenë popull i durueshëm, shiptarët e Shqipërisë heshtnin përderisa Enveri ua asgjësonte vlerat intelektuale, siç heshtin edhe sot kur Piktori me bandën e vet dhe nipat e bllokmenëve ua zhvat atyre  pasurinë materiale.

Dhe njësoj siç ndodhi pas rënies së Xhaxhit Enver, edhe pas rënies së Piktorit, do ngrenë krye të guximshmit e vonuar që do e bëjnë llogarinë se cili nga këta dy diktatorë më shumë e dëmtoi shqiptarinë!

Ndërkohë mbetet e paqartë dhe për t’u çuditur si ne shqiptarët harruam se civilizimi i një populli, mbi të gjitha, dëshmohet nëpërmjet asaj sa ai e lufton padrejësinë që i bëhet. Edhe atë posaçërisht padrejtësinë që e dëmton interesin e tij kolektiv.

E sa i përket kësaj lufte, ne shqiitarët prej moti atë e kemi humbur. Me çka, në masë të madhe, i humbëm pasuritë dhe pronat e vetme që kishim: “Shqipëritë’ tona.

About Redaksia

Check Also

Nuk ka parë historia zhvatës të tillë!

Nga Elona CASLLI Teksa përballem me shifrat prej miliona eurosh, që ka zhvatur kabineti rilindas, …