Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI
Nuk është vjedhje!

Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do kishte futur dorën “në xhepin” e shtetit për të marrë diçka që nuk i takon, pavarësisht se sa.

Nuk është as korrupsion!

Korrupsion do të ishte nëse, me firmën e saj, do të kishte përfituar nga vlera e tenderit duke favorizuar fituesin për të ndarë bashkë fitimin, pavarësisht se sa.
Është pakrahasimisht më shumë se vjedhje, është pakrahasimisht më shumë se ajo që quanim dikur korrupsion.

ËSHTË “BUXHETICID”!!!

Është shfarosje në masë, me sistem, e çdo centi që ka hyrë në buxhetin e shtetit dhe ka dalë prej tij për punë publike a investime.

Firma e saj ka patur efektin e një “arme të shfarosjes në masë” të fondeve buxhetore, me të gjitha mënyrat e mundshme, 100%!

E ka patur të pamundur ta kryejë e vetme, madje e ka patur të pamundur ta kryejë edhe vetëm në bashkëpunim me drejtorët në vartësi të saj.

Është “buxheticid” që e ka kryer hapur, me koordinimin, prokurën dhe mbrojtjen deri në pikën e fundit të gjakut të shefit të saj.

Është “buxheticid” prej të cilit kanë përfituar të gjitha mediat kombëtare, e portalet, të rëndësishme apo jo, si dhe “gazetarët” përkatës.

Pjesë në këtë shfarosje në masë të “buxhetit” ka marrë secili prej atyre që i keni dëgjuar të thonë kudo nëpër studiot e mbrëmjes se “janë të gjithë njësoj”, “s’ka opozitë”, apo që “kanë bërë marrëveshje”, “janë bashkë”…

Dhe në fund, është një “buxheticid” që e ke ndihmuar, financuar, inkurajuar edhe ti, qofsh shtëpiake a punëtore, student a fermer, intelektual a shofer taksie, pensionist fshati a qyteti, pavarësisht se përmes tij kanë shfarosur çdo cent që do të duhej të vinte tek ti!

E ke bërë duke çuar telekomandën në kanalet në fjalë për të ndjekur debatet, sherrat, “argumentat” e secilit prej tyre, pavarësisht nëse në fund ke qenë apo jo dakord me ta…

E ke bërë duke klikuar në celular portalet dhe lajmet “bombastike” për skandalet e… opozitës, pavarësisht nëse në fund e ke besuar apo jo atë që ke lexuar…

Ke marrë pjesë në këtë “buxheticid” pavarësisht se ti ke humbur gjithçka, e ata kanë fituar gjithçka…
“Ata” që edhe në përgjime del se e konsiderojnë njëri-tjetrin plehra, krva, që i shërbejnë vetëm parasë, duke të shitur parime…

Deri dje, nuk e dije që plehrat, krvat që sheh në televizione a portale, të kanë shitur moral që ti ua ke blerë me lekët që të takonin nga buxheti i shfarosur…

Sot që ti e di, e ke në dorë vetë të vazhdosh të blesh moralin e k*urvës e higjenën e plehrës, e ta ushqesh e të shtojë apartamente, resorte, jahte e jetë luksi me paratë që të mungojnë për të ushqyer fëmijën tënd, apo t’i presësh dorën që të ka futur në xhep…

E bën kollaj, edhe pa lëvizur nga vendi, edhe pa dalë në rrugë: BOJKOTOI!!!

KAQ!

#reago #22_dhjetor_ora_18

About Redaksia

Check Also

Nuk ka parë historia zhvatës të tillë!

Nga Elona CASLLI Teksa përballem me shifrat prej miliona eurosh, që ka zhvatur kabineti rilindas, …