Skandali/ Krerët e dy karteleve bashkë me Drejtorin e Policisë grabitën shishet e verës të Agasit me vlerë 4 milionë euro

Sali BERISHA

Vjedhje e bujshme shtetërore!

Zhduken, vidhen nga vinoteka e Gys Agasit shishet e verës 70 vjeçare, madje edhe të vitit 1920 që kushtonin 4 milionë euro apo 33-40 mijë euro. Vinoteka u zbulua nga kontrolli i befasishëm BKH-së në Vilën e Agasit. Thuhet se Agasi kishte vendosur aty pllakën “Vinoteka e Edit”! Nga kontrolli i BKH-së shishet të gjitha rezultonin të futura kontrabandë pa pullat fiskale. Meqenëse ata ishin mall kontrabandë u ngarkua dogana dhe tatimet e Tiranës t’i merrnin në roje ato si ç’veprohet në rastset e mallrave kontrabandë. Por sipas qytetarit dixhital nën kujdesin e drejtorit të doganës së Tiranës, drejtorit të përgjithshëm të policisë Proda një komando e përbërë nga Elvis Doçi, Suel Çela dhe dy persona të tjerë të gjitha shishet e verës u ngarkuan në pesë kamionë të cilët sipas kamerave u transportuan drejt Linxës.

Ndërkohë në kantinë u vendosën 1200 shishe vere me etiketë jo Romanee Conti, por tjetër dhe që të gjitha me pulla fiskale. Pra kemi të bëjmë me një vjedhje të mirëfilltë shtetërore. Kështu pronari i vërtetë Edi Rama duket se mori mallin e vetë të futur kontrabandë prej 4 milionë euro. Kurse Gysi shpëtoi nga vepra penale e kontrabandës së mallrave të akcizës. Ky është narkoshteti apo shteti kriminel në çdo veprim, në çdo lëvizje në çdo segment.

About Krye Redaktor

Check Also

Agaçi drejt arrestimit, largohet nga Kryeministria pas thirrjes në SPAK

Një tërmet i vërtetë ka goditur pasditen e sotme godinën e Kryeministrisë. Burime për mediat …