Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli! Ky mision do përcaktojë fatin e Shqipërisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur për mediat bëri të ditur se opozita po përgatitet për një fazë të re protestash të organizuara dhe të përqendruara.

Berisha deklaroi se parlamenti, kryeministria dhe Surreli do të jenë në qendër të aksionit opozitar, të cilat ai i cilësoi si epiqendrat e pushtetit të korruptuar.

Mesazhi i tij ishte i qartë: përballja me qeverinë e Edi Ramës do të intensifikohet dhe opozita synon ta çojë betejën politike drejtpërdrejt në zemër të institucioneve që, sipas saj, përfaqësojnë farsën elektorale dhe kapjen e shtetit.

Një njohje të terrenit.

Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi.

Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme.

E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit.

Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama.

Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla.

Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues.

Me radhë.

Me një fjalë, shpëtim nuk ka.

Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim.

Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në …