Berisha fton të gjitha forcat politike opozitare në protestë: Dita e sotme shënon kthesën drejt fitores!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për shtyp, u bëri thirrje të hapur për të gjitha forcat politike opozitare të bashkohen në protestën e sotme.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se, dita e sotme shënon një moment kyç dhe kthesë të madhe drejt fitores për shqiptarët, për dinjitetin, familjen dhe të ardhmen e tyre, si dhe për të ardhmen e vendit dhe kombit.

“Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.

Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe.

Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun, …