Berisha: PD e vendosur të bashkëpunojë me çdo qytetar, me çdo forcë politike në frontin më të gjerë që Shqipëria ka parë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, bëri thirrje për bashkim kundër kësaj qeverie.

Berisha theksoi se, do të bashkëpunohet me çdo faktor, çdo qytetar apo çdo force politike me qëllim me qëllim krijimin e frontit më të gjerë që Shqipëria ka

Ai theksoi se, duhet të keni besim se siç e shpëtuam opozitën kur donin ta zhduknin, do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët, do u japim vendin që meritojnë.’, u shpreh gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha.

Berisha: Ndaj miq, le të na shërbejë ky takim madhështor proteste për një betim, betimi i njerëzve të lirë.

Betimi i burrave dhe grave guximtarë, i djemve dhe vajzave guximtarë, të bashkohemi sa më shumë, dhe në emër tuaj ftoj të gjitha forcat politike opozitare, ftoj çdo opozitar, ftoj çdo guximtar të bashkohet në këtë betejë.

Në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet, që po shkretohet, për fatin e këtij vendi të bekuar, nga i cili po largohen bijtë dhe bijat e saj sepse nuk i besojnë më, pavarësisht se ka pasuri përrallore.

Për familjen shqiptare, të cilën duan me cdo kusht ta shkatërrojnë sepse barti kombin nga shekulli në shekull, nga mijëvjeçari në mijëvjeçar dhe tani duan ta zhdukin kjo racë armiqsh.

Iu bëj thirrje intelektualëve shqiptarë, hiqeni mantelin e konformizmit, intelektuali ka armik numër 1 konformizmin, është virusi më shkatërrimtar i tij.

Dilni në shesh si në vitin 1991, dilni të përballemi se kem detyrime ndaj familjeve tona, ndaj qytetarëve që na besojnë.

Dilni se nuk mundet kurrë një bandë si këta të përvetësojë, të privatizojë shtetin dhe gjithçka.

Thirrje fermerëve të Shqipërisë, shikoni fqinjët tuaj se si u bllokuan rrugët për të drejtat e tyre, që i kanë 100 herë më të mëdha se në Shqipëri, bashkohuni se tokat tuaja po mbeten djerrë, se fëmijët tuaj po shkojnë të punojnë tokat nëpër botë, të shpëtojmë sa më shpejt nga ky regjim.

PD qëndron e vendosur të bashkëpunojë me çdo faktor, me çdo qytetar, me çdo forcë politike në një front më të gjerë që Shqipëria ka parë.

Edi Rama, sonte është një kufomë politike.

Rilindja sonte është një kufomë politike.

Ajo pret funeralin, do t’ia bëjmë ne funeralin.

Ndaj dhe duke u përulur edhe njëherë me nderimin më të madh para jush, duke falënderuar edhe ata që lanë pa drita këtë tabelë dhe unë nuk lexova fjalimin, por fola nga zmra dhe shpirti për ju, iu uroj, u falënderoj, përulem me nderim të madh.

I keni bërë vendit një shërbim të jashtëzakonshëm.

Jeni lodhur, keni dalë nga shtëpitë tuaja, keni ardhur nga anekënd, por rrallë ndonjëherë keni dhënë kontribut kaq të madh.

Duhet të keni besim se siç e shpëtuam opozitën kur donin ta zhduknin, do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shqiptarët, do u japim vendin që meritojnë.

Ndaj dhe rrofshi ju, rroftë Shqipëria, fitore, fitore, fitore!

Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Pengmarrja/ “Jemi SPAK, hiq dorë nga AKSHI ose plumbi në kokë”/ Rrëfimi i Gerond Meçes

Rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe për ditën kur u mor peng nga një bandë e …