PRONONCIMET E KRYETARIT TË PD-së SALI BERISHA ME GAZETARËT
Gjatë ecjes së tij, kryetari i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me protestën kombëtare. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh se, Edi Ramës do i shkohet deri në Surrel, sepse milionat e eurove verëra atje kanë përfunduar.
Duke folur për mediat, kryetari i PD-së, Sali Berisha, bëri të ditur se opozita po përgatitet për një fazë të re protestash të organizuara dhe të përqendruara. Duke theksuar se ‘bashkëluftëtarët’ e tij po njohin terrenin, Berisha deklaroi se parlamenti, kryeministria dhe Surreli do të jenë në qendër të aksionit opozitar, të cilat ai i cilësoi si epiqendrat e pushtetit të korruptuar.
Mesazhi i tij ishte i qartë: përballja me qeverinë e Edi Ramës do të intensifikohet dhe opozita synon ta çojë betejën politike drejtpërdrejt në zemër të institucioneve që, sipas saj, përfaqësojnë farsën elektorale dhe kapjen e shtetit.
Gjatë fjalës me gazetarët e shumtë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, pjesëmarrje në protestën kombëtar ishte historike. Ai u shpreh se, opozita nuk ka pushime, por ka vetëm betejë. I pyetur në lidhje me aferat kriminale dhe korruptive të Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe qeverisë së tyre, Berisha u shpreh se, këto afera të padëgjuara në histori i kanë rrënjët në Surrel.
Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:
Afera më e padëgjuar ndonjëherë në histori i ka rrënjët në Surrel.
Gjithçka është bërë, mund të jenë zhdukur njerëzit, nuk e di, por tre herë janë marrë peng, kjo dihet.
Unë dija vetëm një, këto kohë dolën që janë dy të tjerë.
700 milionë euro, çdo gjë për familjen, që Armandi të pasuronte familjen Rama.
Atëherë ai është një pallat krimi atje.
Nuk ka diskutim kjo.
Aksioni i sotëm mbyllet tek selia.
Thashë të bëjmë një xhiro këto që misionarët e lirisë të bëjnë një njohje të terrenit në çdo anë…
…Pjesëmarrja ishte jashtëzakonisht e kënaqshme.
Ishte historike edhe mbështetja, edhe entuziazmi, edhe të gjitha….
Opozita ka vetëm betejë….
***
Një njohje të terrenit.
Duhet të jenë të gjithë bashkëluftëtarët e mi.
Bashkëluftëtarët e mi duhet të dinë të gjitha drejtimet se cilat do të jenë fushat e demonstratave dhe protestave të fuqishme të ardhshme.
E thashë edhe njëherë, do jetë kryeministria, do jetë parlamenti, do jetë Surreli, se këto janë qëndrat e krimit.
Ky parlament është i ndërtuar mbi farsën elektorale dhe është pushtuar komplet nga Edi Rama.
Kryeministria është sot ndërtesë krimi të shëmtuar, të gjithanshëm, dhe Surreli, siç e patë ju, del me aferat më të paimagjinueshme, me pengmarrje dhe gjëra të tilla.
Këto tre qendra do jenë në fokusin e popullit protestues.
Me radhë.
Me një fjalë, shpëtim nuk ka.
Edi Rama është në rrethim, Edi Rama nuk ka shpëtim.
Nuk jep dorëheqjen ai, do ta heqim ne.
***
Unë kam komunikim non-stop me qytetarët.
Ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm kombi.
Ky ishte mesazhi më i shkëlqyer i urimit për çdo shqiptar të ndershëm për këto festa.
Cili është mesazhi juaj për Edi Ramën?
Mesazhi im i vetëm për Edi Ramën është ky: nga sot për shqiptarët dhe botën nuk të njeh kush për kryeministër…
Do i shkoni vërtet në shtëpi?
Unë thashë në Surrel, aty rreth. A e patë ju ku shkuan ato 4 milionë shishe, disa prej tyre të vitit 1920, ato shkuan në Surrrel. A shkuan në shtëpi apo në tunele aty përreth, atë nuk e dimë. Por në Surrel do shkojmë ne.
Kur do shkoni?
Ne nuk shkojmë pa u thirrur ju.
Zoti Berisha kur do jetë protesta e radhës?
Tani do përcaktojmë se janë disa gjëra. Edi Rama nuk i heq imunitetin asaj sepse duhet të dorëzojë imunitetin e tij. Është 10-fishi i Lubisë në vjedhje dhe në çdo gjë. Nuk e heq imunitetin, do t’ia heqim ne, siç ia hoqën narkodiktatorëve të tjerë.
A është ngujimi në parlament një formë proteste?
Nuk ka formë proteste paqësore që nuk do aplikojë kjo opozitë. Kjo opozitë nuk përmbahet më.
A e mirëprisni praninë e Ervin Salianjit në protestë?
Çdo njeri që vjen në protestë është i mirëpritur. Nuk është protesta monopol i Sali Berishës. Protesta është vullnet i të gjithë qytetarëve që e ndjejnë se duhet të protestojnë ndaj kësaj qeverie. Unë thirrjen time e bëra aty për çdo forcë politike, për çdo qytetar, për çdo intelektual, cilido është i mirëpritur të na bashkohet. Kjo është një betejë e cila nuk ndalet pa realizimin e misionit të saj.
Gazeta RD