Kryetari i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës të zhvilluar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministria.
Berisha deklaroi se kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku është bllokuar, sipas tij, nga kryeministri Rama, pasi aferat e denoncuara implikojnë edhe kreun e qeverisë.
”Kërkesës për arrestimin e Ballukut pasi u shtuan aferat, provoi se Rama dhe ajo kanë vjedhur dhe shpërdoruar vetëm më ato afera 1.2 miliardë euro. Rama mori pushtetin e Parlamentin, bllokoi heqjen e imunitetit, kreu grushtin e shtetit për të shpëtuar lëkurën e tij. Po miq, Rama nuk mund të lejonte të arrestohej Lubia, se i dyti do jetë ai, në fakt duhet të ishte i pari. Rama është autori i vjedhjeve të përmasave të pa imagjinueshme.
Çfarë mësuam këto ditë? Mësuam se zv. kryeministrja në ato teftere që janë gjetur, ka mbi 300 apartamente, dy jahte luksi, 15 supermarkete, qindra prona të tjera. Nëse ajo ka këto prona, Edi Rama hyri në këtë ndërtesë pasi kishte depozituar në banka ofshore para të vjedhura, 200 milionë euro. Të kthyera në apartamente ato janë baraz me 1800 apartamente.
Rama nuk do pranoj kurrë te heq imunitetet, të shkarkoj Lubinë. Ramën do e heqim ne, populli opozitarë. Sot nuk ka shqiptarë që beson se ai ikën me votë, me drejtësi. Ai është i gatshëm që ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta kundër drejtësisë, qytetarëve, ligjit. Votat jo, drejtësia jo. Do të jenë qytetarët, idealistët, guximtarët ata që do hedhin Edi Ramën në banesën e turpit të historisë”, tha Berisha.
Gazeta RD