Hajduti që ankohet pse nuk po e lenë të vjedhë!

Nga Ilir LEVONJA

Kur u thua shiptarëve që Edi Rama, gruaja e tij, baxhanaku, po u vjedhin apo, ua kanë lëruar nënën aty ku e keni, ua ka lëruar me të vjedhur, ata të përgjigjen se, nuk janë paratë e tyre, tonat, por janë paratë e shtetit. Dhe tjetra se, kush do ti të vi në pushtet Saliu etj., megjithëse veç Saliut ka edhe plot të tjerë që konkurojnë, ata prapë të ankohen me Saliun. Nga ana tjetër ai që e ka kuptuar më së miri këtë budallepsje kolektive, për shkak edhe të injektimit të dozave nga korporata e propagandës të cilën e drejton, është gogoli me emrin palloshi apo Edi Rama.

Në vend të dorëhiqet, ai del në podcast dhe u ankohet shqiptarëve se po e bastardon drejtësia e Berishës, biles biles u ankohet se po e pengojnë të punoj. Pavarsisht faktit se Berisha dhe drejtësia janë prej muajsh në luftë të ashpër, ai ka nxjerrur tezën drejtësia e Berishës, nuk ka mbetur më, kryetar bashkie, drejtor drejtoie, ministër e zv/ministër, deri te dy zv/kryeminstra ai prapë u ankohet shqiptarëve se kasta Berisha po e pengon.

Mandati i katër dhe vjedhjet janë gati shekullore një masakar parash aq sa shqiptarët e budallepsur në vend të irritohen thonë që janë paratë e shtetit sikur shteti është i alienëve. Ka kaq vjet që i rjep për së gjalli u jep ca lëmosha në fund të vitit aq sa tërësia teritoriale e tyre nuk paguan dot një shishe verë nga koleksionet bandës shtetërore. Pa llogaritur pronën prej 300 apartamentesh të zëvendëses së tij. E imagjoni çfarë do të thotë ta zëm vdekja publike apo vrasja publike e qyteteve të vegjël në jug apo veri përballë pronësive të siguruara nga firmat për leje ndërtimi lëshuar krimit dhe mafias shqiptare.

Nuk ka mbetur këmbë doganieri apo krytar rajoni në bashkitë edhe më të vrafra ku skandali më i fundit ishte ai i Memaliaj Tepelenë, ai prapë del në podcast dhe kërcënon. Keni Zot apo jo…, keni bindje politike apo sharm social për fëmijët tuaj? Rendi social në Shqipëria ka vdekur pasi në demokraci së pari, ky i pari në vend që të dali në koferencë shtypi dhe t’u përgjigjet një për një pyetjeve, të japi llogari të paktën për premtimet elektorale dhe ballafaqohet me shifrat, pasi kjo është demokracia normale.

Mirëpo po të kujtohesh fushata e gogolit Edi Rama nuk kishte asgjë veç kënetë, bufë, kazanë një vulgaritet propagandistik bullist i luftës pa kompromis të klasave, ndaj sot gogoli del në podacast dhe në vend që të japi llogari, kërkon nga ju llogari. Në vend që ta mbysni ju, u mbyt ai. Ndihomejni veten dhe vendin, ndihmoje madje ju socialistë të parët, pasi skandalet janë shekullore dhe me të drejtë po pëshpëritet dalja e jashtëligjit e PS-ësë. Autori është gogoli dhe kasta e mafies shqiptare e oligarkëve të cilët nën preteksin e investimeve e kanë trajtuar Shqipërinë si pronën e tyre, jo tuajën.

Ngrihuni pa dallim feje, ngjyre, race dhe jepini dum kastave gjakpirëse, duke filluar nga gogoli, gruaja, baxhanakët, zëvends kryeministra dhe injorantëve të zgjedhur për në Kuvend. Demokracia është konkurencë, rotacion, mendje të hapura, mëndje të kënduara, jo patronazhistë shushunja etj. Nuk keni për të bërë kurrë demokraci, pa komision zgjedhor të pavarur, drejtësi të tillë, lista të hapura deputetësh, pa primare, pa shenjtërim stautesh apo kushtetutës së partive politike ku rrotacioni është ligj i padiskutushëm.

Ndaj dilni protestoni pa dallim, madje të parët socialistët nëse janë të tillë, pastaj me radhë, mjaft është mjaft. Bëhuni së pari qytetarë pastaj simpatizantë shoqatash apo partish politike, bëhuni së pari qytetarë vitalë pastaj patronazhistë. Shpëtoni sa të mundni nga erzi juaj.

About Redaksia

Check Also

Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit …