Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun, e cila është e pandehur nga SPAK dhe është kërkuar heqja e imunitetit të saj parlamentar.
Gjatë konferencës për shtyp Berisha tha se, Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament.
“Opozita e ka shumë të qartë se Edi Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament.
Spostimi, sipas tij, dhe jo sipas parlamentit, se ai e mori, ky është puç, këtu kemi të bëjmë me një puç antikushtetues.
Ai, pasi mori pushtetin gjyqësor me një vendim korruptiv të Gjykatës Kushtetuese, ai mori pushtetin e parlamentit.
Dhe tha pas vendimit të gjykatës, të jeni të sigurt që mashtron.
Por nuk ka rëndësi për ne, rëndësi ka që kreu një puç, mori pushtetin e parlamentit.
Për sa i përket qëndrimeve tona, ne nuk bojkotojmë parlamentin.
Luftën do ta bëjmë brenda në parlament me të gjithë fuqinë tonë, me të gjithë mbështetjen tonë.
Ne do ta shndërrojmë parlamentin përsëri në tempullin e lirisë së shqiptarëve.
Ne nuk marrim pjesë në asnjë nga komisionet në të cilat negocioheshin reformat me narkomazhorancën.
Por parlamentin nuk e bojkotojmë, do zhvillojmë luftë dhe betejë aty, sikundër në shesh, në rrugë, në greva, në demonstrata, në të gjitha format.
Tani nata dhe dita, toka dhe qielli janë tonat.
Nuk ka më…
Opozita është e vendosur, e betuar të përmbushë misionin e saj.
U ftoj ta përcillni atë protestë me dashuri dhe simpati”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD