Këlliçi parlajmëron shefin e Komisariatit nr.4: Mos guxo të shantazhosh demokratët!

Gjatë fjalës së tij në protestën e PD, deputeti Belind Këlliçi, ka denoncuar me tone të ashpra abuzimet e pushtetit të Edi Ramës dhe ka shprehur një mesazh të qartë për kamikazin në krye të komisariatit të Tiranës, Feliks Hodajn i cili shantazhoi demokratët për të firmosur mospjesmarrjen në protestën e ditës së sotme.

Ai e quajti Hodajn “bandit të keqpërdorur” dhe e akuzoi për përpjekjet e tij për të shantazhuar demokratët, duke kërkuar që ata të firmosnin dokumente për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij “narko-shteti”. Këlliçi theksoi se opozita nuk do të ndalet dhe do të marrë hak për çdo abuzim të pushtetit. “Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo më ty”, shtoi ai.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Këlliçi ftoi për vazhdimin e qëndresës, duke siguruar se “bashkë do ta dalim” dhe se koha e përmbysjes së këtij regjimi është e paevitueshme. “Fitore, fitore, fitore!”, mbylli fjalën e tij ai.

“Kam një mesazh personal për kamikazin në krye të komisariatit numër 4 në Tiranë, Feliks Hodajn. Ti banditi i keqpërdorur. Harroje shantazhin ndaj demokratëve me ato deklaratat që kërkoje sot me shkrim, që kërkoje t’i firmosnin demokratët për të mos marrë pjesë në protestat kundër këtij narko-shteti. Ne nuk llogarisim kreun e narko-shtetit, e jo më të të llogarisim ty. Guxo ti dhe shefat e tu, dhe një herë të vetme, t’i bini në qafë demokratëve dhe do të merremi personalisht me ju, një e nga një. Forca qytetarë, bashkë do ja dalim!”, u shprehet Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Ramën nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes, prandaj erdhi në parlament për të bërë avokatin e Lubisë

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij në protestën madhështore në …