Protesta/ Berisha: Sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë një dalje për mediat ftoi të gjithë qytetarët në protestë.

Berisha tha se, sot inaugurojmë fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës.

“Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës.

Të vijnë në Tiranë.

Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret.

Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi.

Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera.

22 dhjetori është një ditë e shënuar.

Është një ditë që fton çdo shqiptar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Një urim të përzemërt për ekipin tonë kombëtar të Kosovës, është një ndeshje historike sonte!

Berisha: Do ta mbyll tani me një urim të përzemërt për ekipin kombëtar, për ekipin …