Benet Beci do të ikë me turp nga Shkodra! Drejtësia po vjen!

DEKLARATË E KRYETAES SË PD SHKODËR, ELIONA SHKRELI

Të nderuar qytetarë të Shkodrës!

Shkodra sot ka një Kryebashkiak i dalë me vota të vjedhura dhe të blera. Ky kryebashkiak është tashmë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për korrupsion aktiv.

Benet Beci nuk duhet të qëndrojë më as edhe një ditë në krye të Bashkisë Shkodër por të ikë me turp së bashku me Berberin e rrugëve si ortakë të Belinda Ballukut, tashmë të gjithë të pandehur nga SPAK.

Por, Beneti i SPAK-ut sillet si sundimtar mbi ligjin, i mbrojtur nga heshtja, propaganda dhe pushteti kriminal që ka patur dhe ka.

700 milionë lekë të zhdukura nga taksat e qytetarëve kur Beneti i SPAK-ut mbante pozicionin e administratorit të KESH.
Asnjë shpjegim!
Asnjë përgjegjësi!
Vetëm arrogancë dhe mashtrim nga ekipi kriminal i Ballukut!

Kjo nuk është akuzë aspak politike, por është një krim i kryer nga ky grup kriminal, pjesë e të cilit është provuar tashmë të jetë dhe Benet Beci, një grup që ka vjedhur taksat e shqiptarëve.

Ajo që sot dihet është vetëm maja e ajsbergut e një skeme të ndërtuar prej vitesh, një skemë vjedhje që vetëm këta dinë të bëjnë, pastrim parash dhe grabitje të pasurisë publike, që s’kanë të ndalur

Të ndalemi pak tek Deklarimet e pasurisë së Benet Becit që ai vetë i ka deklaruar në ILDKPI të cilat janë fyerje për inteligjencën e çdo qytetari. Mashtrim i hapur, fshehje pasurie, deformim i qëllimshëm i vlerave reale.

Me paga zyrtari, Beneti i SPAK-ut pretendon pasuri që as oligarkët nuk i justifikojnë dot. Duke shënuar një precedent, për herë të parë në Shqipëri, një kryebashkiaku iu besua dhe posti i drrjtuesit politik të Qarkut, dhe e gjitha kjo u bë vetëm që Beneti i SPAK-ut të kishte mbrotje politike nën petkun e drejtuesit politik.

Dy apartamente luksoze – 370 mijë euro, të blera me të ardhura personale, vlerësuar me këtë vlerë, në fakt çudi e madhe dhe qesharake. Një gëmjeshtër fyese për çdo qytetar shqiptar.

192 metër katror garazhe në Tiranë, të deklaruara me vlerë7.000 euro. Si mundet deri këtu të heshtin institucionet e shtetit nga ky vlerësim qesharak dhe tallës me shqiptarët.

Pasuria e zotit Beci vijon më tej me apartament luksoz në Gjirin e Lalëzit, blerë për 47 milionë lekë. Po kush e beson deri këtu? Kush po gënjen këtu shtetin? Kjo është përtej çdo verbërimi….

Nuk mbaron me kaq, prona në Prush, në Voskopojë, prona të mbledhura si plaçkë pushteti! Por qytetarët duhet të dinë se Benet Beci përfiton edhe banesë si “i pastrehë” nga shteti. Këto janë vetëm ato që Beci ka deklaruar

Dhe lind pyetja, pse kjo heshtje?
Kjo nuk është thjesht padrejtësi por mashtrime dhe fallsifikime.

Familja Beci administron qendra kursesh dhe trajnimesh, sigurisht të dyshuara si lavatriçe për paatrim parash, ku arsimi përdoret si mbulesë për korrupsionin. Model tipik i grupit kriminal ku Berberi i rrugëve, Beci i Rilindjes kriminale dhe shefja e tyre Balluku janë fytyra e vërtetë e abuzimeve me taksat e shqiptarëve.

Sot, si kryetar i Bashkisë Shkodër, i zgjedhur me vota të blera dhe me mbështetje bandash, Benet Beci po realizon fazën më të rrezikshme të krimit:
betonizimin, kapjen e territorit dhe shkatërrimin e qytetit të Shkodrës! Plane urbanistike që ndryshohen për klientët dhe pazaret e Benetit.
Zonën historike të Shkodrës po përpiqet t’a masakrojë.

Ky nuk është zhvillim.
Ky është pastrim parash me beton.

Partia Demokratike e Shkodrës i bën thirrje publike drejtuesit të ri të SPAK-ut, zotit Klodian Braho, të nisë hetim për mashtrim dhe fshehje pasurie, jo si deri tani, me heshtje. Hetimi deri në themel për Benet Becin, është i domosdoshëm.

Partia Demokratike dega Shkodër me ekspertët e saj po bën gati një tjetër kallzim penal ndaj shtetasit Benet Beci për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Të nderuar qytetarë të Shkodrës

Këta njerëz nuk qeverisin — këta vetëm grabisin.
Nuk zhvillojnë qytetin— por e shesin Shkodren.
Nuk përfaqësojnë Shkodrën — e plaçkisin atë.

Shkodra nuk është pronë private.
Shkodra Nuk është bankomat i korrupsionit.
Shkodra do drejtësi.
Dhe drejtësia po vjen!

About Redaksia

Check Also

Dy “tigrat” lundrues të Belës në Vlorë, 62.8 milion euro shpenzim!

Prej më shumë se një viti gjeneratorët lundrues të vendosur në triport në Vlorë (Tigri …