Berisha: Kjo është betejë ja të vdesim, ja të rrojmë për liri! Edi Rama është prapa të gjitha akteve që ka kryer Lubia!

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar përballjen mes opozitës dhe qeverisë si një betejë ekzistenciale për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri.
Ai akuzoi kryeministrin se po mbron ministren Belinda Balluku duke refuzuar heqjen e imunitetit të saj, pasi sipas tij Rama qëndron pas aferave dhe veprave të rënda që rëndojnë mbi qeverinë.
Berisha theksoi se, opozita ndodhet përballë një betejë ja të vdesim, ja të rrojmë për liri, duke paralajmëruar se shuarja e opozitës do të thotë shuarje e sovranitetit dhe fund i demokracisë shqiptare.

Berisha: Por nga ana tjetër, jashtë të gjitha përpjekjeve të makinës toksike propagandistike të Edi Ramës, vuvuzelave të tij se populli nuk ngrihet, se populli nuk ka besim tek opozita, se kështu dhe ashtu, madje sa nuk thonin se populli e do Eid Ramën, kishte edhe ndonjë që e thoshte këtë, ata faktuan se cilat janë ndjenjat e popullit për Edi Ramën, urrejtja e pakufishme, zemërimi i pakufishëm.
Me këto dy terma mund të përmblidhen ndjenjat e qytetarëve.
Siç kemi deklaruar edhe më parë, kjo betejë është një betejë për liri ose vdekje, për jetë ose vdekje, nën moton, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Çdo qytetar i ndershëm i këtij vendi, çdo opozitar i këtij vendi, çdo socialist i ndershëm i këtij vendi, duhet ta ketë të qartë, dhe e ka të qartë se me zhvillimet dhe zbulimet e fundit, faktimin, se unë për shembull Ergys Agasin jo vetëm në këtë sallë, por edhe në aulat më prestigjioze të Europës, në Këshillin e Europës, në Parlamentin Europian, në PPE, në rezolutat tona, e kemi damkosuar si koordinatorin e Edi Ramës për veprat më të zeza.
Dhe tani po faktohen.
Pra, çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se kemi të bëjmë me një përballje për jetë ose vdekje të demokracisë shqiptare.
Edi Rama nuk do t’i heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse është vetë prapa të gjitha akteve që ka kryer Lubia.
Edi Rama po blen kohë.
Pse po blen kohë?
Për vepra të zeza.
Është i gatshëm dhe i aftë të ndryshojë çdo ligj dhe rregullore, në mënyrë që të nxjerrë gjithçka jashtë përgjegjësisë ligjore dhe kjo do shënonte vdekjen e opozitës dhe opozitarizmit.
Kjo do shënonte asgjësimin politik të saj.
Ndaj dhe kjo betejë është ja të vdesim, ja të rrojmë për liri.
Dhe i garantoj shqiptarët se sa herë që opozita i është përmbajtur këtij himni solemn që ka frymëzuar shqiptarët në të gjitha kohërat, ajo ka fituar.
Ky ishte himni i viteve ’90.
Por ky ishte edhe i vitit 1998.
Me këtë himn u ngritëm ne se donin të na shfarosnin, dhe fituam.
Dhe kësaj here ne do fitojmë.
Por duhet që çdo opozitar t’i përsërisë vetes me dhjetëra herë këtë moto.
Nuk ka moto më të rëndësishme se kjo.
Opozita nuk mund të shuhet.
Shuarja e opozitës është shuarja e sovranitetit kombëtar të brendshëm.
Është fundi.
Nuk mundet kurrë një bandë kriminale, e implikuar në aktet më të rënda, në pengmarrje, në zhdukje, në çfarë aktesh, të kontrolle të pamëshira të çdo të dhëne të qytetarëve shqiptare, në kontrolle të pamëshira të transaksioneve, nuk mundet kurrë ajo të asgjësojë sovranitetin e brendshëm të një kombi, të asgjësojë opozitën.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …