Berisha: Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike dhe zgjedhje të lira!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në konferencën për media se beteja e opozitës do të vijojë pa ndalesë deri në përmbushjen e plotë të misionit politik, duke theksuar se largimi i qeverisjes aktuale është i pashmangshëm.
Berisha tha se, Edi Rama po përpiqet të mbrohet duke përdorur mandatet si instrumente force, por vendimmarrja tashmë është në duart e qytetarëve. Ai e cilësoi Ramën të shkarkuar de facto përpara opinionit publik dhe ndërkombëtar.

Berisha: Ndaj dhe beteja jonë vazhdon deri në fitore dhe ne do e fitojmë këtë betejë.
Edi Rama mendon të përdorë mandatet si bajoneta krimi për të mbrojtur veten e tij.
Gabohet shumë rëndë.
Gjithçka është në dorë të qytetarëve tani.
Mbrëmë, ai u shkarkua nga detyra de facto. Para të gjithë botës është një kapobandë nuk është asgjë më shumë.
Një avokat mjeran që fshihet pas Lubi Ballukut, pas Ergys Agasit etj me radhë.
Duke falënderuar edhe njëherë me mirënjohjen më të madhe të gjithë ata të rinj, të reja, burra, gra, të moshuar, pensionistë që lanë çdo gjë dhe mbushën sheshin, i ftoj të jenë të gatshëm të përshkallëzojmë luftën, betejën tonë gjer në përmbushjen e misionit.
Misioni ynë është largimi i kësaj qeverisje, qeveri teknike, zgjedhje të lira. Opozita në pushtet në mënyrë të pashmangshme.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …