Berisha: Protestuesit inauguruan dje misionin e ri për shpëtimin e Shqipërisë! I falënderoj për përmbajtjen e zemërimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën për media e përshkroi si një moment historik protestën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e cilësuar atë si inaugurimin e misionit të ri të opozitës për shpëtimin e Shqipërisë.
Berisha falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre masive, disiplinën dhe përmbajtjen e zemërimit ndaj qeverisë, duke theksuar se kjo është një betejë në vazhdim për demokracinë, familjen dhe të ardhmen e vendit.

Berisha: Mirëdita!
Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për të gjithë ata qytetarë dhe qytetare, të rinj, të moshuar të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që mbushën dje bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në protestën më të fuqishmte paqësore që mbahet mend ndonjëherë.
Që inauguruan dje me praninë e tyre misionin e ri të opozitës shqiptare, shpëtimin e demokracisë, shpëtimin e familjes shqiptare, shpëtimin e Shqipërisë.
Secili pjesëmarrës firmosi dje kontratën me demokracinë, me familjen dhe me Shqipërinë për t’u dalë zot gjer në fitoren e plotë dhe përfundimtare mbi këtë regjim.
Duhet t’i falënderoj për përmbajtjen e zemërimit dhe urrejtjes së tyre të pakufishme që kanë ndaj kësaj narkoqeverie.
Unë e kuptoj që ai ishte një mundim i veccantë, por kjo është një betejë në vazhdim.
Ky ishte një inaugurim me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm për Edi Ramën, narkoqeverinë e tij, ky mesazh përmblidhe me një fjalë të vetme: largohuni!
Largohuni!
Nuk mund të ketë fjalë që mund të shprehë ata që ndjej për ata qytetarë që erdhën, për atë disiplinë që treguan, për atë përkushtim që treguan.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …