Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit! Janë arrestuar edhe dy kosovarë që kishin ardhur si turistë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër ndaj arrestimeve të bëra pas protestës së djeshme, duke i cilësuar ato si provokime dhe terror policor ndaj qytetarëve paqësorë.
Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të ndaluar, mes të cilëve, sipas tij, janë edhe dy shtetas nga Kosova që ndodheshin në Shqipëri si turistë. Ai paralajmëroi Policinë e Shtetit të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

Berisha: Jam këtu për të denoncuar me forcën më të madhe provokacionet dhe terrorin policor ndaj disa të rinjve, të cilat nuk kanë kryer absolutisht as edhe aktin më të vogël të dhunës.
Janë ndaluar 10, nga të cilët 4 janë arrestuar.
Erlis Sina, Artan Hysenaj, Albi Kryezoi, Xhejson Prendi.
Dy prej tyre janë kosovarë, turistë të ardhur dhe janë arrestuar nga policia sapo kanë marrë vesh se janë kosovarë për të mundur me akuzuar edhe qytetarët e Kosovës për pjesëmarrje në protesta.
E vërteta është që këta të dy kanë ardhur si turistë.
Kanë qenë këtu pas protestës.
Kanë bërë foto.
Njëri më tha, që jam djali i një luftëtari të UÇK, dhe unë e përqafova, bëra një foto me të.
Tani këtë e kanë arrestuar.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tyre dhe paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit, kriminelëve në detyrë.
Të mendohen mirë, të qëndrojmë më mirë me ligjin se me kriminelin, të lirojnë menjëherë personat e arrestuar.

About Redaksia

Check Also

Masakra zgjedhore/ PD publikon librin me 2543 raste të verifikuara abuzimi, Vokshi: Ka edhe QR Code për…

Partia Demokratike ka publikuar një raport voluminoz në formë libri prej 1507 faqesh, i cili …