Në Shqipëri kanë vazhduar protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave të bëra nga SPAK për korrupsion masiv ndaj zv/kryeministren Belinda Balluku, shkruan CNN, në lajmin e bërë për protestën e djeshme të organizuar nga Partia Demokratike dhe opozita shqiptare.
Protesta kanë shpërthyer edhe jashtë parlamentit, me protestues që hedhin bomba zjarri pranë selisë së kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Zyra e Prokurorisë së Posaçme kërkoi këtë javë që parlamenti t’i heqë imunitetin Ballukut dhe të lejojë arrestimin e saj, por Reuters raporton se nuk është e qartë se kur pritet të zhvillohet votimi.
Duke komentuar situatën në Shqipëri, CNN shkruan se, ‘kaosi shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë javën e kaluar. Ligjvënësit e opozitës ndërprenë punimet e parlamentit pas javësh tensioni mbi akuza për korrupsion ndaj zyrtarëve të qeverisë, përfshirë edhe zv/kryeministren e vendit, Belinda Balluku’.
Gazeta RD