Genc POLLO
Pankartë në tubimin e opozitës dje në Tiranë 
Kryeministri Rama me:
– ish-Sekretari e Shtetit Blinken, i cili bënte propagandë pozitive për kleptokracinë e Ramës madje edhe kur u faktua nga gjyqësori amerikan ryshfetimi i zyrtarëve të lartë të FBI-së nga njerëzit e Ramës.
– ish drejtori i FBI-së për New York Charles McGonigal, i cili mori rryfshet nga njerëzit e Ramës për të ushtruar presion mbi opozitën shqiptare
– Yuri Kim, ish-ambasadore amerikane në Tiranë, e cila sulmoi opozitën në çdo hap, e pushuar nga puna nga Sekretari iShtetit Rubio, e punësuar nga një kompani amerikane e cila mori 62 milionë euro nga qeveria e Shqipërisë për asgjë (dy tigrat e Ballukut në Vlorë).
– presidentin Erdogan, i cili shfaqet në sms-të mes Ballukut e kompanive turke që morën pa garë kontratën e tunelit Llogara me 50 milionë euro shtesë gratis
-Mogherini, një ish zyrtare e BE-së rishtas e dorëhequr mbas arrestimit në Belgjikë për korrupsion, e cila shfaqej në evenimente publike me Erion Veliaj pa pyetur për skandalet bashkiake.
– Hysa, një pastrues parash për kartelin e drogës Sinaloa, i sanksionuar nga administrata Trump, por të cilit iu ofrua licencë kazinoje nga Rama. Sipas Hysës, në takimin me Ramën biseda u fokusua në çështje artistike.
– Duçka, këshilltar i Ramës, i cili i jepte udhëzime me shkrim McGonigalit se kë dhe si të godiste (i njohur për ryshfetin e zyrtarëve ndërkombëtarë; biznese me Hunter Biden në emër të një kompanie kineze të dyshuar si fasadë e shërbimit të sigurimit të RP të Kinës).
Gazeta RD