Xhaçka paraqitet në SPAK

Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Xhaçka është parë të futet në institucionin e drejtësisë pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në SPAK.

Kujtojmë se ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj Artan Agaçi, janë ngritur akuza lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.

Ka qënë Fredi Beleri, ai i cili e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, për disa vepra penale, por për këta të fundit shkoi në burg Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë Himarë. Ai dhe dy nëpunës të lartë të kësaj bashkie akuzohen se kanë falsifikuar dokumentat dhe ofruar pronë publike çiftit Xhaçka-Gaçi, të cilët u shpallën nga kryeministri Rama si “investitorë strategjikë”. Ndërsa për vetë Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj nuk nisën hetimet lidhur me kallëzimin.

About Redaksia

Check Also

Dy “tigrat” lundrues të Belës në Vlorë, 62.8 milion euro shpenzim!

Prej më shumë se një viti gjeneratorët lundrues të vendosur në triport në Vlorë (Tigri …