Berisha: Qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, qytetarët duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës është revolta e qëndrueshme dhe paqësore.

Berisha u shpreh se ndryshimi nuk do të vijë përmes dhunës apo armëve, por përmes protestës së vazhdueshme qytetare.

Berisha: Tani, kjo opozitë ka organizuar në historikun e saj protesta nga më madhështoret, revolta nga më të suksesshmet.

Po, e ka këtë histori.

Ka përmbysur njëherë sistemin e diktaturës, pastaj sistemin e krimit që erdhi me dhunë në vitin 1997, me votë.

Por ka një gjë kjo.

Kjo opozitë, jo se i mungon krejtësisht, jo, nuk i mungon krejtësisht se në qoftë se u kujtohet në vitin 1998, ne kemi protestuar 50 ditë me radhë në bulevardin ‘Dëshmorët e

Kombit’, pra nuk është se nuk kemi përdorur protestën e zgjatur, por ajo ka mbetur e paçiftuar.

Ndaj dhe tani, qytetarët opozitarë dhe qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se rruga e rrëzimit të Edi Ramës nuk është absolutisht me armë, por me revoltë të qëndrueshme, paqësore, gjer në largimin e tij.

Dhe në këtë drejtim, eksperienca botërore fakton se kjo është rruga më e suksesshme.

Opozita duhet ta ketë shumë të qartë se vetëm revolta e përditshme e qëndrueshme është rruga për ta nisur atë ku e kanë vendin narkodiktatorët dhe diktatorët.

Ne kemi besim shumë të madh se do realizohet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, …