Edi Rama fshiu rregulloret dhe mori pushtetin e parlamentit! Ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi mandatet që ka marrë

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, Edi Rama ka fshirë rregulloret dhe ka marrë pushtetin e parlamentit për të përdorur mandatet si bajoneta krimi.

Berisha theksoi se, SPAK është bllokuar dhe se kohët e përcaktuara për shqyrtimin e dosjeve nuk u respektuan, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Lubisë.

Berisha: Po e bllokon SPAK, ska diskutim. Ajo 3-5 ditë ka një gjë, direkt i pandehuri, ose avokati ka të drejtë të kërkojë një kohë për të lexuar dosjen, është e përcaktuar në rregullore.

Dhe kjo kohë në rastin e Sali Berishës nuk ishte as dy orë, në rastin e Lubisë u shpall 3 deri në 5 ditë.

Por ata, prokurorët arsyetuan se për të studiuar dosjen, avokatëve u duhej kjo kohë dhe këtu, pavarësisht standardeve, por kjo është normale.

Rregullorja thotë, pas shqyrtimit, brenda 2 javëve, dhe këtë e përcakton rregullorja, brenda 2 javëve paraqitet raporti në parlament, i cili është i detyruar ta vendosë në pikën e parë të rendit të ditës, të seancës së parë.

Tani të gjitha këto i fshiu Edi Rama. Mori pushtetin e parlamentit dhe pezulloi seancën pa datë mbledhje, që nuk ka ndodhur kurrë. Për të dëshmuar se këta janë të aftë të bëjnë çdo gjë, për të mbrojtur krimet e tyre. Kjo është.

Unë ua them, ai nuk heq imunitetet, ai ka vendosur të përdorë si bajoneta krimi, mandatet që ka marrë për të asgjësuar sistemin e drejtësisë dhe kjo është defakto asgjësimi i tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, padronia e tenderave në AKSHI është Linda Rama

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Geron Meçe është i regjistruar duke thënë se, …