Noka: Qytetarët protestuan për një shtet normal e jo një shtet të Gysit!

Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj katër protestuesve të arrestuar në protestën e 22 dhjetorit, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, u shpreh jashtë gjykatës se qytetarët protestuan për një shtet normal e jo një shtet të Gysit.

Noka tha se protestuesit janë dhunuar në komisariat pas shoqërimit. Po ashtu, ai theksoi se protestat e opozitës do të vazhdojnë, ndërsa do të ketë edhe diversifikim të aksionit derisa qytetarët shqiptarë të kenë një qeveri teknike.

Flamur Noka: Ata qytetarë protestojnë për një shtet normal për qytetarët dhe jo një shtet të Gysit. Ata qytetarë që u arrestuan dhe që u dhunuan në komisariat janë për të protestuar që shteti t’i takojë qytetarëve dhe jo bandave dhe karteleve. Kjo është e vërteta dhe gjykata dha verdiktin.

Të jeni të sigurt që ne do të vazhdojmë jo vetëm protestën, por do ketë edhe diversifikim të aksionit derisa shqiptarët të kenë qeverinë teknike e cila do t’ju garantojë një proces zgjedhor të ndershëm dhe të lirë dhe pastaj shqiptarët të vendosin me vullnetin e tyre.

22 dhjetori është dita kur qytetarët folën. Populli foli qartë. Paniku i ka mbërthyer, por ama populli dha një leksion. Nuk pranojnë shqiptarët narkosin dhe babëzinë në pushtet. Ata duan një qeveri që mendon për ta, që lufton për ta dhe që punon për ta. Dhe ne nuk ndalemi në këtë mision. Ky është një mision dhe ju siguroj që shumë shpejt do të ketë edhe protestë tjetër, do ketë edhe diversifikim të aksionit dhe të protestave deri në arritjen e këtij qëllimi që është qeveria teknike.

About Redaksia

Check Also

Eksperti i ekonomisë: Qeveria po shpërblen bizneset që kanë kontribuar në fushatat zgjedhore

Eksperti i ekonomisë, Zef Preci, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, …