Deputetja e PD, Albana Vokshi ka komentuar ditën e sotme, hetimet ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin që ka bajtur Edi Rama për çështjen.
Sipas Vokshit, Edi Rama ka rënë në hall të madh me Ballukun dhe nuk ja heq dot imunitetin pasi, ka frikë se kjo e fundit i zbulon bisedat dhe e merr me vete.
Sipas Vokshit Edi Rama nuk po mbron Ballukun por veten e tij. Ajo e ka cilësuar situatën aktuale si një “deja vu”, duke kujtuar periudhat e mëparshme të protestave dhe përjashtimeve, ku PD kërkonte komisione hetimore dhe interpelanca.
“Edi Rama e përsëriti historinë, por për fat të keq ka filluar ta përsërisi në mënyrë më të përkeqësuar. Juve ju kujtohen, disa prej protestave që ne kemi bërë para rreth një viti e pak kur kërkonim të drejtat për të folur, për komisione hetimore, për interpelanca e kështu me radhë. Në fakt në, në nisje të këtij sesioni të ri, pavarësisht se ky parlament nuk, ëh, nuk përcjell pra vullnetin e qytetarëve, nuk personifikon vullnetin e votuesve, menduam që duke pasur këtë supermaxhorancë, Edi Rama nuk do kishte nevojë as për të të prerë fjalën, as për, as për të refuzuar interpelancat, as për të refuzuar komisionet hetimore e kështu me radhë.
Po përkundrazi, që ditën e parë, që në seancën e parë kur do kur do të diskutohej programi i qeverisë dhe, përbërja e qeverisjes, ju kujtohet që na e hoqi të drejtën e fjalëve të gjithve, nxori diellën, në mënyrë antikushtetuese, antiproceduriale, duke u tall me të gjithë deputetët, duke u tall me të gjithë qytetarët, dhe e mbylli seancën për më pak se gjysëm ore.
Që nga ai moment nuk ka pasur më jetë normale parlamentare. Shto këtu edhe skandalet e njëpasnjëshme. Shto që do me çdo kusht ta mbrojë Belinda Ballukun, që të mos vijë pra për në në parlament për t’u diskutuar heqja e imunitetit, sepse nuk e ka gjetur, ka rënë në hall të madh. Nuk di si t’ia bëjë Belindës, sepse Belinda e merr me vete edhe Edi Ramën.
Pra, nëse Edi Rama po refuzon që Belinda Balluku të vijë në parlament, të bëjë transparencë për gjithë vjedhjet e saj, të t’i heqi imunitetin e ta çojë para drejtësisë, ai nuk po e mbron Belindën, ai po mbron veten e tij….”, është shprehur Vokshi në Syri TV.
Gazeta RD