Përgjimet e reja të SPAK nga qeveria/ … merret me kokainë Gysi, ça po bo me kokainën

SPAK ka zbardhur të tjera komunikime të regjistruara fshehurazi në zyrën e Ergys Agasit. Materiali tregon mënyrën se si biznesmeni diskutonte dhe organizonte procedurat përfituese për tenderat në AKSHI.

Nga bisedat e zbuluara me partnerin e tij të biznesit, Ermal Beqirin, del qartë se Agasi kishte rol vendimtar në “rregullimin” e punëve për tenderat e institucionit. Në një bisedë të datës 25 gusht 2023, Agasi diskuton me Beqirin edhe mbi individë të përfshirë në trafik droge, duke përmendur se një person i njohur si Gysi “merret me kokainë”.

Sipas bisedës, Agasi theksonte se ai kishte kontroll të plotë mbi situatën dhe mund të vepronte sipas dëshirës së tij për çështje të ndryshme që lidhen me AKSHI-n. Dialogu mes tyre përfshinte gjithashtu mënyra për të ndikuar dhe presionuar individë të tjerë për të siguruar që objektivat e tyre të biznesit të realizoheshin pa pengesa.

Një tjetër bisedë, regjistruar më 26 janar 2024, tregon Agasin duke diskutuar për Ilir Beqajn. Në këtë rast, ai shpreh qartë se do të ndërhynte për ta “rregulluar” situatën, duke përdorur lidhjet dhe ndikimin e tij për të kontrolluar rezultatet e veprimeve administrative dhe financiare.

Ergys Agasi: Ku e kam vu me i q .. robt

Ermal Beqiri: Është problem o vlla. Kishe intonacion brenda?

Ergys Agasi: Po

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: Si?

Ergys Agasi: Ça thoshte ai?

Ermal Beqiri: U ulem i çik me atë, i thashë e di si është puna i thashe…

Ermal Beqiri: … japësh leke, te bllokojmë i ktu…

Ermal Beqiri: .. jane t’u q .. motren … kte du ta shoh, ta marrin t ‘vetën, tu them ça muhabeti te bëjmë.

Ermal Beqiri: …. te vijnë ata …. te firmosin nai …

Ergys Agasi: … I thashë unë jo. Jo re i thashë, po ik i thashë, se kam i here raportin e kazinosë o vlla. Po jo re kur ta thërras une ai do vi

Ergys Agasi: … Ktu forca është ajo qe … ne sot, qe është e duhuri, nuk ka force tjetër ktu mo vlla, thrrit ça te dush ti. Ka pas dhe te tjerë ai

Ergys Agasi: … merret me kokaine Gysi, ça po bo me kokaine

Biseda e 26 janarit mes Agasit dhe Ermal Beqirit:

Ergys Agosi: I sistemoj unë gjonat në…po kshu pam pam pam…

Ergys Agasi: Per Ilir Beqajn … për hesap të Spakut

Ergys Agasi: Do me i fut k .. atij plako se nuk i ruhet k … shumë.

Ermal Beqiri: U dukte ma kollaj ajo

Ergys Agasi: Po pra se gjasme

Ergys Agasi: Pranej them mos i merr përsipër se atë e ndjekin gjona te tjera kur … ti, edhe ai mos …

Ergys Agasi: Se unë ja kam mbulu i çeshtje … jo o vlla …. e kane përgju vet ata./ Zoom.al

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Rama e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE, ndërsa SHBA…

Nga Luçiano BOÇI …dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa …