Berisha: Në zyrën e Agasit shkonin ministra e gjykatës! Kanë grabitur toka me Dallëndyshe Bicin

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Ergys Agasi ka qenë kryeministri në hije. Nga “foltorja” në Manëz, Berisha u shpreh se, Agasi së bashku me Dallëndyshe Bicin kanë grabitur toka.

Ai tha se, në zyrën e Ergys Agasit shkonin zyrtarë të lartë nga ministra e drejtorë, deri tek gjykatësit.

“Ergys Agasi njeri më i afërt i Ramës në hije, në 15 shtator regjistron ndërmarrjen e tij me 10 euro në qendrën e biznesit dhe kjo ndërmarrje më 15 dhjetor rezulton me 232 mln euro fitim, ku, te kopshti privat i Edi Ramës. Këta kanë tejkaluar çdo imagjinatë në vjedhjen e tyre. Shteti ka fonde, por këto fonde do ti kthehen qytetarëve dhe nuk do vidhen siç vidhen sot.

Akoma nuk kanë dalë, ekziston një rrëmbim tokash i Agasit me Dallëndyshe Bicin, zyra e Agasit ishte si zyra e kryeministrit. Shkonin ministra, gjykatës, zyrtarë të lartë shkonin tek ai aty. Agasi ishte kryeministri në hije, ato që kryeministri nuk i bënte më ligj i bënte me Ergysin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat! Janë arratisje nga llogaridhënia!

Nga Jorida TABAKU Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë …