Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu një jaht luksoz në pronësi të Ermal Beqirit, zbulim ky i bërë nga kontrollet e BKH-së. Verifikimet tregojnë se një shtetase, Xhenila Tamizi, figuron në dokumentet e pronësisë së mjetit lundrues “Predator 50 Sky Fall”, i cili sipas SPAK-ut është blerë nga Ermal Beqiri. Jahti ka një vlerë të konsiderueshme, rreth 950 mijë dollarë.
Hetimet e SPAK po përqendrohen edhe tek prona të tjera të fituara nga kompanitë “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, kryesisht në Tiranë, në sektorin e ndërtimit, si dhe prona të paluajtshme në disa qytete të Shqipërisë.



Gazeta RD